Reformat, Berisha: Mandatin e ardhshem, heqim taksen e kapitalit Rozeta Rapushi
Te hiqet taksa mbi kapitalin dhe te ruhet taksa e sheshte. Kjo eshte nje nder reformat kyce te programit te mazhorances per kater vitet e ardhshme, qe kryeministri Sali Berisha prezantoi gjate bashkebisedimit te djeshem me perfaqesues te agjencive te punesimit dhe akademike mbi iniciativat per tregun e punes. Berisha tha se qeveria qe ai drejton ka projektuar nje seri reformash te tjera, te cilat synojne rritjen ekonomike dhe nje nder to, me kryesorja eshte heqja e takses mbi kapitalin, mbi cdo lloj kapitali, ruajtja e takses se sheshte dhe nje seri stimujsh te tjere fiskale. “Ne duam te bejme gjithcka, te sjellim ne epiqender tregun e punes dhe reformimin e tij. Preokupimi yne madhor eshte si te ndihmojme me eficence njerezit e papune, si te vendosim nje qendrim me aktiv ndaj tyre; si te sjellim ne epiqender te veprimtarise sone keto ceshtje, si te perdorim ndihmen per papunesine dhe ndihmen ekonomike, si te bejme shume me aktive rolin e agjencise se punesimit, bashkeveprimin e tij me te papunin, si te dinamizojme kualifikimin dhe trajnimin”, - tha Berisha duke folur mbi objektin e bashkebisedimit. Berisha tha se sapo te konstatohet se buxheti perballon kerkesat e zhvillimit ekonomik, te rritjes ekonomike dhe te ruajtjes se stabilitetit makroekonomik, atehere absolutisht nje nga masat me te para qe do te shqyrtohet do te jete imponimi i shpenzimeve te njohura, i shkollimit ne shkollen qe duan, jo aty ku do sipermarresi, por aty ku do punetori dhe kjo e ben ate pastaj poliedrik ne aftesite e tij, e ben ate te mundur te ndjeke talentin e tij, te ndjeke pasionin e tij. Qeveria ka zgjedhur te marre si nje model te suksesshem te tregut te punes, reformen e iniciuar nga Gjermania ne vitin 2003 te njohur si reformat “Hartz”, qe sipas Berishes eshte adoptuar ne shume vende te zhvilluara. “Ndoshta ne nuk mund te adaptojme pike per pike, reformen e Hartz-it apo reforma te ngjashme te frymezuara prej tij, por ju garantoj se ne kemi shume elemente, me te cilet mund te bejme levizje te fuqishme, te dinamizojme, ta bejme shume me interaktiv bashkeveprimin midis agjencive tona dhe te papunit”, - theksoi kryeministri.
PREMTIMI
“Reforma me kryesore eshte heqja e takses mbi kapitalin, mbi cdo lloj kapitali, ruajtja e takses se sheshte dhe nje seri stimujsh te tjere fiskale. “Ne duam te bejme gjithcka, te sjellim ne epiqender tregun e punes dhe reformimin e tij. Preokupimi yne madhor eshte si te ndihmojme me eficence njerezit e papune, si te vendosim nje qendrim me aktiv ndaj tyre”, - tha Berisha.
PREMTIMI
“Reforma me kryesore eshte heqja e takses mbi kapitalin, mbi cdo lloj kapitali, ruajtja e takses se sheshte dhe nje seri stimujsh te tjere fiskale. “Ne duam te bejme gjithcka, te sjellim ne epiqender tregun e punes dhe reformimin e tij. Preokupimi yne madhor eshte si te ndihmojme me eficence njerezit e papune, si te vendosim nje qendrim me aktiv ndaj tyre”, - tha Berisha.