E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhbllokohet mielli, Kosova: Te kemi treg te lire mes nesh Eglantina Nasi

Shkembimet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves, nuk duhet te demtohen. Sikunder, as interesat e perbashketa te konsumatoreve dhe bizneseve te ketyre dy vendeve. Ky eshte mesazhi i percjelle nga diplomacia ne lidhje me situaten me te fundit te krijuar pas bllokimit te tonelatave te tera me miell nga Kosova, ne kufi me Shqiperine. “Situata te tilla nuk duhet te ndodhin mes dy vendeve tona. Keto jane gjera te pakuptimta. Si ceshtja e krijuar per miellin, edhe ceshtjet qe kane ndodhur me heret, per qumeshtin. Duhet te ndermerren masa dhe te mos ndodhin me te tilla gjera, pasi mendoj se duhet te kemi nje treg te lire mes nesh”, mesohet te jete shprehur ambasadori i Kosoves ne Tirane, Sulejman Selimi. Ndersa nga ana e saj, ministria shqiptare e Bujqesise, permes zv/ministrit te saj Ndoc Fasllia, eshte shprehur se tashme ceshtja e miellit eshte zgjidhur, permes zhbllokimit te importit te tij. Duke saktesuar se ishte fjala thjesht per nje verifikim te mbi sasine e misrit dhe miellit qe kalojne nga Serbia, ne Kosove dhe me pas ne Shqiperi. “Pas verifikimeve u pa se cdo gje eshte ne rregull dhe mielli eshte zhbllokuar”, ka thene ai. Kujtojme nderkaq, se lidhur me kete problematike, ka reaguar edhe vete ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Panariti, sipas te cilit, spekulimet dhe spekulantet duhet te mbahen larg nga perpjekjet per te demtuar interesat e konsumatoreve dhe te bizneseve midis dy vendeve tona. “Le te perpiqemi per kete me ane te mekanizmave institucionale, te vleresimeve serioze shkencore te rrezikut te pretenduar nga te dy palet si dhe me bashkepunim te autoriteteve dhe institucioneve te fushes”, mesohet te jete shprehur ai. Kujtojme se pak kohe me pare, Kosova bllokoi importimin e qumeshtit nga Shqiperia me te njejtin pretendim, si ai i Shqiperise per bllokimin e importeve te miellit prej saj, shkeljet lidhur me aflatoksinen. Sikunder, debat ka shkaktuar para pak muajsh mes dy paleve, edhe ceshtja e importeve te cimentos. Ndersa autoritetet, gjithmone kane reaguar per zgjidhje te ketyre problematikave dhe moscenim te shkembimeve tregtare e interesave te biznesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›