Rama: Me me pak para, do bejme me shume
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka premtuar nga qyteti i Fierit, shtimin e vendeve te punes dhe taksim per ndershem per biznesin e vogel dhe te madh. Ne fjalen e mbajtur, Rama u shpreh se me shume me pak para, sesa ka shpenzuar mazhoranca aktuale, Partia Socialiste do te beje te mundur ndertimin e me shume veprave dhe permiresimin e jetes se qytetareve. “Me shume me pak do te bejme shume me shume. Ne nuk duam voten e shqiptareve per te hequr nga kryeministria nje personazh qe eshte bere si pikepyetje. Ne duam qe te ndertojme nje sistem ku kushdo do te jete i respektuar. Nuk mund te vazhdoje kjo histori, qe kush nuk ka para, nuk mund te semuret”, u shpreh Rama. Kryesocialisti shtoi se Partia Socialiste ka nje pakete reale per shtimin e punesimit dhe per heqjen e abuzimeve me ndihmen sociale. “Do te kete nje pakete financimi per rritjen e punesimit. Kemi nje ide te qarte sesi do te bejme kete duke bashkepunuar me pushtetin vendor. E dime te gjithe qe ndihma ekonomike kushtezohet me voten, jepet per voten dhe hiqet per voten”, u shpreh Rama. Duke folur konkretisht per qytetin e Fierit, Rama u shpreh se ne kete zone duhet te kishte nje rritje investimesh dhe mireqenie me te madhe, vetem nga shfrytezimi ne menyren e duhur te pasurive nentokesore. “Te gjithe keta njerez te varfer, ecin mbi nafte. Si ka mundesi qe zero fitim dhe zero kontribut per fitimin e shtetit nga “Albpetrol”. Si ka mundesi qe nafta, pasuria e madhe e shqiptareve, te ciles asnje pushtues nuk ja beri gjemen qe po i ben Saliu dhe nga koncesionet, shqiptaret marrin si pagese minimumin”, u shpreh Rama. Ai u shpreh i bindur se ne zgjedhjet e 23 qershorit, qyteti i Fierit do te votoje per Partine Socialiste. “Fieri ka qene eshte dhe do te mbetet socialist dhe progresit me shumice. Thote po na bllokon opozita per ne Europe, ky nuk ka nje rruge qe bashkon Shqiperine me rrjetin nderkombetare te Europes”, u shpreh Rama. Kryesocialisti i eshte rikthyer dhe debatit per infermieret, duke u shprehur se ai qe duhet te kerkoje falje eshte kryeministri Sali Berisha, per shkak se nuk i ka taksuar ne menyren e duhur. “Nje kryeminister qe takson nje infermiere me shume se veten. Duhet t’u bjere ne gjunje dhe duhet te iki. Opozita do t’u jape infermiereve dhe mesuesve, vetem ne baze te taksimit, nje rroge me shume”, tha kreu i PS-se. Lidhur me taksimin per biznesin e madh, Rama u shpreh se askush nuk duhet te trembet, pasi sot biznesi i madh paguan me shume me taksen e sheshte. “Biznesi i madh taksat nuk shoh ne fletoren zyrtare. Ata i shohin te bilanci, si ato qe shkojne per taksa, gjoba, zijafete, jane leke qe shkojne nga xhepat e tyre. Nuk jane 10 per qind, por jane shume me shume, sa me i dyshuar te jete biznesmeni per qasje ndaj te majtes”, tha kryetari i PS-se.
Zogu
Ne fjalen e tij, Rama ka sjelle ne vemendje dhe projektet e Mbretit Zog, per lumin Gjanica ne Fier, duke u shprehur se kryeministri Sali Berisha, nuk ka ditur te kopjoje as nga ai qe adhuron. “Berisha i njeh Zogut, vetem ate pjesen gjakatare dhe jo ate te vizionit te shtetit”, u shpreh kreu i PS-se. Ai u shpreh se “sikur vetem abuzimi me rrogat e “Alpetrolit” te mos kishte ndodhur, Gjanica do te ishte ndertuar”. Rama shtoi ne fjalen e tij, se Fieri eshte qytetit ku eshte investuar me pak.
Zogu
Ne fjalen e tij, Rama ka sjelle ne vemendje dhe projektet e Mbretit Zog, per lumin Gjanica ne Fier, duke u shprehur se kryeministri Sali Berisha, nuk ka ditur te kopjoje as nga ai qe adhuron. “Berisha i njeh Zogut, vetem ate pjesen gjakatare dhe jo ate te vizionit te shtetit”, u shpreh kreu i PS-se. Ai u shpreh se “sikur vetem abuzimi me rrogat e “Alpetrolit” te mos kishte ndodhur, Gjanica do te ishte ndertuar”. Rama shtoi ne fjalen e tij, se Fieri eshte qytetit ku eshte investuar me pak.