Meta, kritika Rames: Gjykata s’eshte thertore per biznesin
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka shprehur keqardhjen per deklaratat e Partise Socialiste ne lidhje me miratimin e ligjit per Gjykaten e Larte dhe ngritjen e Gjykates Administrative. Ne nje takim te zhvilluar dje ne Tirane me anetaret te LSI-se, Meta u shpreh partite politike duhet te mendojne per zhvillimin e biznesit, ndersa ka kritikuar Ramen per argumentet qe ka perdorur ne lidhje me kete gjykate. “Eshte per te ardhur keq kur degjon edhe ndonje deklarate se nuk miratohet ky ligj per Gjykaten e Larte apo se nuk duhet te ndertohet Gjykata Administrative, sepse ajo mund te jete nje thertore tjeter per biznesin. Kjo eshte njesoj sikur te themi se nuk duhet te ndertohet nje autostrade e re Tirane-Rrogozhine, qe qytetaret te ecin me shpejt, sepse do te ndodhin aksidente”, tha kreu i LSI-se. Ai shtoi se eshte koha qe te gjithe te marrin pergjegjesi reale dhe te kontribuojne per nje fushate sa me pozitive. Ne fjalen e tij, Meta komentoi dhe ceshtjen e koalicioneve per zgjedhjet e 23 qershorit. Meta u shpreh, se pavaresisht se cili do te jete vendimi i Konventes se LSI-se ne muajin prill, te gjithe duhet te dine se me sistemin e ri zgjedhor, votohen partite dhe jo koalicionet. “Lidhur me ceshtjen e koalicioneve, kjo eshte nje ceshtje qe do te vendoset nga forumet e LSI-se dhe normalisht nga konventa e saj, por duhet te kemi parasysh se nuk votohet per koalicionet, votohet per partite. Pra kudo qe te jete LSI-ja, votohet per LSI-ne, apo votohet per PD-ne apo per PS-ne apo per PBDNJ-ne, pra nuk votohet per koalicionet”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-se ka shtuar se pavaresisht koalicioneve, LSI-ja do te jete nje force qe do te kete me shume peshe ne vendimmarrjen e politikes per zgjedhjeve te 23 qershorit. “Nje gje eshte e padiskutueshme, LSI-ja vendos shume me teper se sot ne qeverisjen e ardhshme ne Parlamentin e ardhshem. Kjo eshte nje gje e mire per vendin, sepse LSI eshte nje force politike me kembe ne toke, nuk eshte nje force e prirur per aventura, per konflikt dhe eshte nje force e angazhuar per te zgjidhur problemet kryesore qe kane qytetaret tane”, tha kreu i LSI-se. Meta ka bere apel dhe per me shume mesazhe konstruktive tek votuesit. Ai u shpreh se LSI-ja, eshte nje force politike qe u drejtohet njerezve. “Te gjithe shqiptaret duan te ecin me shpejt dhe njekohesisht, sepse ne ne dallim nga te tjeret, nuk i drejtohemi yjeve, por u drejtohemi njerezve. Une kam besim te plote se ata e mirekuptojne plotesisht mesazhin dhe angazhimin tone dhe e kane te qarte se ne nuk bejme fushate me ta, por se ne i ndjejme realisht problemet e tyre dhe jemi te angazhuar per t’i zgjidhur ato”, tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.
Gjykata
“Eshte per te ardhur keq kur degjon edhe ndonje deklarate se nuk miratohet ky ligj per Gjykaten e Larte apo se nuk duhet te ndertohet Gjykata Administrative, sepse ajo mund te jete nje thertore tjeter per biznesin. Kjo eshte njesoj sikur te themi se nuk duhet te ndertohet nje autostrade e re Tirane-Rrogozhine, qe qytetaret te ecin me shpejt, sepse do te ndodhin aksidente”,
“Te tjeret kane halle dhe ndaj paguajne sondazhe”
Kreu i LSI-se ka komentuar edhe sondazhet e publikuara gjate diteve te fundit, ku jepen rezultate te ndryshme per mazhorancen dhe LSI. “Ju e shikoni qe ne jemi shume te qete, te tjeret jane ne halle. Te gjithe perpiqen te paguajne sondazhe. Te gjithe kane hallin se si te nxjerrin sa me poshte LSI-ne, sepse e dine qe LSI-ja eshte e vetmja force reale, pervec dy te tjerave, qe do te imponoje Parlamentin e ardhshem dhe qe qeverisjen e ardhshme”, tha kreu i LSI-se.
Kreu i LSI-se tha ne fjalen e tij, se nuk mund te behen premtime skandaloze ne fushate, nderkohe qe qytetaret presin me shume vemendje. “Nuk mund te flasim pa i kuptuar treguesit ekonomike. Nuk mund te behen premtime skandaloze, nderkohe qe rritja e shpenzimeve publike njekohesisht eshte shume e larte dhe eshte shqetesuese. Kjo tregon nje mungese pergjegjesie. Njekohesisht premtohet qe do te hapen me qindra e mijera vende pune, premtohet qe do te rriten shume me teper pagat, do te rriten shume me teper pensionet, do te ulen taksat”, tha kreu i LSI-se.