Bashkia nuk ka nje pergjigje per kaosin
Bashkia e Tiranes ka heshtur edhe kesaj here lidhur me vendimin e Shoqates se Transportit dhe operatoreve te tjere private qe te pergjysmojne numrin e mjeteve te transportit qytetes. Madje as per abonete, te cilat do te zhduken nga qarkullimi ne muajt pasardhes. E, gjithashtu, Bashkia e Tiranes, kontraktuese e paleve per transportin dhe pergjegjesja kryesore per nje sektor te tille, nuk ka pergjigje as per mosnjohjen e kartave dhe deshmive te invaliditetit, veteraneve te luftes etj. Ndonese fillimisht u lajmerua per nje reagim zyrtar nga ana e ketij institucioni, nga godina luksoze e bashkise u perballem vetem me heshtje. Te gjithe qytetaret, te cilet nuk kane luksin te kene nje automjet te tyrin, dhe qe fati i keq i perball me autobuset urbane, do te kene nevoje te kene nje pergjigje nga ana e institucionit, i cili kur vjen puna per taksa e tarifa vendore eshte gjithnje kerkues. Operatoret private te transportit urban paralajmeruan dje se, nese kjo situate do te vazhdoje, brenda pak diteve, pasojat do te jene mjaft te renda, si per biznesin e subjekteve private, ashtu dhe per vete qytetaret e strukturat shteterore, ne nivel qendror e vendor. Ne pamundesi financiare, subjektet do te jene te detyruara te nderpresin kryerjen e sherbimit te transportit, duke sjell kaos ne rruget e qytetit, pakenaqesi te theksuara te qytetareve, te cilet tashme e kane organizuar veprimtarine e tyre ne baze te ketij sherbimi.