E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektvendimi, ja cmimet e reja qe priten



Projektvendimi per cmimet e reja dhe per reformimin e transportit qytetes eshte gati, megjithate ai nuk eshte miratuar ende. Keshtu, sipas burimeve nga Shoqata e Transportit (SHKTQ), nje bilete ditore pritet te kushtoje 30 leke, nje abone e pergjithshme 1200 leke, ndersa nje abone studenti, 600 leke. Ne fakt, shoqata pretendon se kostoja e sherbimit eshte rritur shume, duke e cuar vleren e nje bilete ne 50 leke. Propozimi eshte bere i detajuar tashme, ndersa pritet vetem qe te marre forme zyrtare me ane te nje vendimi te posacem te Keshillit te Ministrave. SHKTU-ja perpiqet te qetesoje qytetaret se, nese miratohet propozimi per rritje, do te ndryshojne edhe kushtet e mjeteve te transportit. "E dime qe kushtet jane shume te keqija, por me keto cmime dhe njekohesisht mungese rimbursimi nga shteti, ne mezi e mbajme aktivitetin ne kembe. Rritja e cmimit te sherbimit do te conte ne standarde shume me te mira", thane burime nga SHKTQ.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›