Arratiset vellai i policit, hetime nga SHKB
Nje i arrestuar u ka shpetuar dje policeve fshatin Libofshe, te rrethit te Fierit. Fotion Filipi, i dyshuar per nje plagosje mengjesin e djeshem, ishte ndaluar nga policia se bashku me thiken, me te cilen mendohet se ka qelluar mbi Kozma Cukon.
Ndersa policet tentuan ta futin ne furgonin policor, ai u ka "lene pendet" ne rrethana te cuditshme, duke u larguar me vrap permes arave te fshatit. Ne momentin qe jane afruar te dera e "Fordit", Filipi ka ngulur kemben forte te dera, duke shtyre edhe tre policet qe e mbanin per krahu e me pas eshte larguar me vrap. Policet kane filluar qe te rendnin pas tij, por nuk kane mundur dot qe ta kapin, megjithese 33-vjecari i kishte duart te lidhura. Policia tha se nje bashkefshatar e ka ndihmuar te largohet me nje automjet, ndersa vetura e dyshuar u gjet e braktisur rreth 30 minuta me vone. Pas kesaj ngjarjeje, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Fierit ka filluar hetimet. Nga te dhenat e para rezulton se Fotion Filipi eshte vellai i Nikollaq Filipit, nje efektiv i policise se Fierit. Ende nuk eshte saktesuar nese i vellai kishte "dore" ne arratisjen e 33-vjecarit, ndersa burime policore pohojne se ceshtja eshte ende nen hetim. Fotion Filipi eshte arrestuar serish disa ore me vone. Ai eshte sjelle ne ambientet e Drejtorise se Policise se Fierit ku eshte marre ne pyetje per plagosjen dhe rrethanat e arratisjes.
Xh. Beharaj