"Sami Frasheri", provime mature ne dy gjuhe
Luljeta Ndoka
Maturantet e pas 4 viteve ne shkollen e mesme "Sami Frasheri" do t'i japin provimet jo vetem ne shqip, por edhe ne gjermanisht. Projekti u be i ditur dje, pas nenshkrimit te nje marreveshjeje mes ministrit te Arsimit, Genc Pollo, me ambasadorin gjerman ne Shqiperi, Bernd Borchardt, per futjen e seksionit dygjuhesh ne kete shkolle. Keshtu, brezi i pare qe do te "injektohet" me kete gjuhe do t'i jape provimet e Matures Shteterore edhe ne shqip edhe ne gjermanisht.
Marreveshja
Ministri i Arsimit, Genc Pollo dhe ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise ne Shqiperi, Bernd Borchardt, nenshkruan nje deklarate bashkepunimi per celjen e seksionit dygjuhesh ne shkollen e mesme "Sami Frasheri" dhe mesimin e gjuhes gjermane ne shkollen baze "Fan Noli" ne Tirane. Gjate ceremonise, kreu i dikasterit te Arsimit ka shprehur kenaqesine per marreveshjen kuader, qe ka te beje me hapjen e seksionit dygjuhesh shqip-gjermanisht ne gjimnazin e njohur te Tiranes. "Ne kemi marre disa nisma dhe kemi intensifikuar mesimin e gjuheve te huaja, kemi bere perpjekje per ta modernizuar ate dhe per ta bere nje mjet te rendesishem avancimi personal dhe profesional", tha ministri. Ai kujtoi se gjuha e huaj per shqiptaret eshte e domosdoshme, sidomos ne kete shekull. Sipas tij, themelimi i nje seksioni dygjuhesh shqip-gjermanisht ne gjimnazin "Sami Frasheri", nenkupton hapjen e nje dritareje per gjimnazistet.
Matura
Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, ne vitin 2010-2011 brezi i pare i seksionit dygjuhesh duhet te jape provimet e Matures Shteterore ne shqip dhe gjermanisht. Per kete qellim do te ngrihet nje grup i perbashket pune, ne perberje te te cilit do te jene edhe ministri i Arsimit dhe Shkences, Pollo dhe ambasadori Borchardt. Ky grup do te perpiloje detajet dhe menyren e funksionimit te seksionit dygjuhesh, si dhe do te pergatise nje program te detajuar ne lidhje me kete projekt. Keshtu, grupi i punes do te beje gati planin dhe programet mesimore, rregullat per zhvillimin e matures shteterore, kriteret e perzgjedhjes se nxenesve, por edhe organizimin nga pala gjermane te kurseve intensive per mesimin e gjuhes. Nga ana tjeter, grupi i punes per Maturen do te merret edhe me dergimin e mesuesve gjermane, bashkemesimdhenien, kualifikimin e mesuesve, zhvillimin e mjeteve mesimore dhe certifikimin perfundimtar te ketij brezi maturantesh, qe do te dale pas pak vitesh. Keto jane shkollat e vetme qe pajisen me seksion dygjuhesh shqip-gjermanisht, me perjashtim te Shkolles se Mesme te Gjuheve te Huaja "Asim Vokshi", misioni i se ciles eshte pikerisht mesimi i gjuheve te huaja. Ne vendin tone aktualisht ekzistojne shtate seksione dygjuheshe, tre nga te cilat jane seksione dygjuheshe shqip-italisht ne Tirane.
"Samiu", i pari gjimnaz dygjuhesh ne gjermanisht
Marreveshja e djeshme shenon themelimin e seksionit te pare dygjuhesh ne shqip dhe ne gjermanisht ne vendin tone. Deri tani kemi pasur te bejme me seksione te tilla ne frengjisht dhe italisht, por jo ne gjermanisht, apo ne ndonje gjuhe tjeter. Ne vendin tone aktualisht ekzistojne shtate seksione dygjuheshe. Nga keto, tre jane seksione dygjuheshe shqip-italisht ne Tirane, Korce dhe Shkoder, tre seksione te tjera dygjuheshe shqip-frengjisht, ne Tirane, Korce dhe Elbasan. Dhe i shtati u themelua dje, ne gjuhen gjermane ne Tirane. Pikerisht nje gje e tille ndodhi ne gjimnazin me emer te kryeqytetit, "Sami Frasheri". Megjithate, ministri Pollo tha dje se, pavaresisht se nuk kishim nje seksion dygjuhesh ne gjermanisht, eshte e njohur prej kohesh tradita e gjuhes gjermane ne vend, por edhe rendesia e saj si nje nga gjuhet me te folura ne Bashkimin Evropian. Gjate nenshkrimit te deklarates, te dyja palet kane pohuar rendesine e percimit te njohurive praktike te gjuheve te huaja, si kompetence kyce brenda programeve shkollore. Seksioni dygjuhesh duhet te hapet, sipas deklarates, me nje ose disa klasa paralele, ne te gjitha vitet e shkolles se mesme, ne te cilat do te realizohet mesimi i gjuhes gjermane dhe i nje pjese te lendeve ne kete gjuhe.
Si funksionojne seksionet
Seksionet dygjuheshe nenkuptojne mesimin e te gjitha lendeve ne dy gjuhe, gjuha e huaj, (qe deri tani jane anglishtja, frengjishtja, gjermanishtja) dhe shqip. Nje nga avantazhet e nxenesve te diplomuar ne keto seksione dhe qe deshirojne te vazhdojne studimet ne vendet perkatese, eshte perjashtimi nga provimi i gjuhes se huaj dhe procedura lehtesuese per regjistrimin ne universitetet franceze, italiane, angleze.