E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen abonente, pergjysmohen autobuset

Luljeta Ndoka

Data 1 maj do te shenoje nje etape te re ne transportin qytetes. Kaosi i pritshem i paralajmeruar dje nga Shoqata Kombetare e Transportit Qytetes lidhet me mungesen e aboneve ne treg dhe me daljen ne qarkullim te gjysmen se numrit te autobuseve qe kane dale deri tani. Keshtu, operatoret private jane perpjekur ta zgjidhin problemin e tyre (por jo te qytetareve) me dy vendime qe i rendojne psikologjikisht dhe financiarisht ketyre te fundit.

Autobuset

Nese deri tani pasagjeret jane ankuar per ndonje vonese disaminuteshe te autobuseve ne stacion, kjo do te jete e paperfillshme ne krahasim me ate qe pritet te ndodhe. Jo vetem qe vonesat do te dyfishohen, por edhe numri i pasagjereve gjithashtu. Nje gje te tille e kane paralajmeruar vete operatoret private dje, duke u shprehur se jane te vendosur ta zbatojne deklaraten e tyre. "Do te reduktojme numrin e automjeteve ne masen 50 per qind te numrit te percaktuar nga bashkia, per cdo linje. Kjo do te hyje ne fuqi nga data 1 maj", thane dje perfaqesues te Shoqates Kombetare e Transportit Qytetes. Kjo do te thote qe, nese deri tani operonin ne dite rreth 50 autobuse te linjes se Unazes, duke filluar nga dita e neserme, numri do te shkoje ne 25. Kjo do te thote se pasagjeret do te jene akoma me te ngjeshur neper autobuse, ne perpjekje per te mos humbur orarin e punes, orarin e femijeve qe i dergojne ne shkolle, nje takim te rendesishem etj.

Abonete

Ndersa per here te pare pritet qe abonete te mungojne teresisht ne treg. Nese ato do te shperndaheshin thjesht me vonese, kjo do te perbente nje problem jo shume te madh. Por, dalja e tyre nga qarkullimi do te shoqerohet me "trauma" per hallexhinjte. Nje gje e tille do te vleje sidomos per studentet apo pensionistet, si dhe per te gjithe ata pasagjere qe nuk kane te ardhura qe te perballojne transportin me bileta. "Gjate muajit maj e ne vazhdim do te punojme vetem me bileta njeudhetimeshe dhe jo me abone", lajmerojne drejtuesit e SHKTQ-se. Ndersa nje vendim tjeter i kesaj shoqate, i cili prek nje kategori shume te madhe njerezish, lidhet me mosnjohjen e deshmive apo librezave per ata qe sipas ligjit perfitojne udhetimin falas. "Per keta, ne nuk kemi marre asnjehere dhe vazhdojme te mos marrim asnje lloj financimi apo subvencioni nga shteti", e argumentuan vendimin e tyre drejtuesit e operatoreve private. Nderkaq, lajmerohet se kjo situate do te vazhdoje per sa kohe qe nuk do te kete nje zgjidhje te problemeve nga autoritetet e Pushtetit Qendror dhe Vendor.

Shkaqet

Shkak per keto vendime duket se ka qene rritja galopante e kostos se sherbimit, vecanerisht nga rritja e cmimit te karburantit, lubrifikanteve, por pa lene menjane, rritjen e inflacionit, rritjen e tarifave te sherbimit per mirembajtjen e automjeteve (pjese kembimi, energji elektrike etj.). Sipas shoqates se Transportit, deri me tani vazhdimi i veprimtarise se transportit eshte mundesuar vetem nepermjet thellimit te borxhit te ketyre subjekteve ndaj shoqerive te furnizimit me karburante. Sipas operatoreve private, kostoja e biletes eshte llogaritur te jete 50 leke, ndersa e abonese se pergjithshme 1500 leke. Nderkaq, mesohet se ngritja e tarifes se biletes heren e fundit eshte bere qysh ne janar te vitit 2004. "Te gjitha keto probleme dhe shqetesime, nepermjet shkresave dhe takimeve qe kemi pasur me institucionet perkatese i kemi bere me dije here pas here, te cilat nga ana e tyre jane vleresuar te drejta dhe te zgjidhshme", thote sekretari i Pergjithshem i SHKTQ-se, Kujtim Hyka.

Vendimi i qeverise shkaku

Ministria e Transporteve dhe Ministria e Financave kane hartuar nje projekt-vendim, i cili duhej te miratohej qe ne janar te ketij viti. Edhe pse kane kaluar tre muaj nga afati, ende nuk eshte miratuar nje projekt-vendim i tille, i cili do te zgjidhte gjithcka. Megjithese institucionet pergjegjese kishin premtuar zgjidhjen e situates brenda dates 25 prill 2008, nepermjet rritjes se tarifave te udhetimit, nuk kane arritur asnje rezultat konkret qe te garantoje nje vendimmarrje brenda kesaj date.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›