Bashkia padi Berishës, Olldashit dhe PD: 1250 pemë dëmshpërblim
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka paditur në Gjykatën e Tiranës, kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi dhe Partinë Demokratike.
Lajmi është njoftuar nga bashkia e kryeqytetit, sipas të cilës ndaj tre subjekteve të paditura kërkohet përgënjeshtrim për shpifjet që i janë drejtuar këtij institucioni.
Sipas kërkesë-padisë, kërkohet zhdëmtim për cenimin e dinjitetit dhe përveç përgënjeshtrimit kërkohet edhe dëmshpërblim me 1250 pemë nga palët e paditura.
Paditë e bëra sot janë kallëzim civil, ndërkohë që mësohet se do të dorëzohen shumë shpejt edhe padi penale ndaj Berishës dhe Olldashit, për akuza të pa vërteta për korrupsion.