KE, Barrot, Berishës: Gati nisma për të hequr vizat me Shqipërinë
Titullarët e Komisionit Evropian janë gati që të ndërmarrin nismën për liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë dhe propozimi do të bëhet në një kohë shumë të shpejtë, me qëllim zbatimin e vendimit brenda muajve të ardhshëm. Kjo garanci iu dha dje Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, bërë nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Sigurinë dhe Drejtësinë, Jacques Barrot, i cili zhvilloi sot një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha, - i thanë agjencisë së lajmeve NOA, burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave. Në këtë bisedë, Kryeministri Berisha njohu zëvendëspresidentin Barrot me arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për shqiptarët. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Barrot, vlerësoi lart arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave. Z.Barrot garantoi Kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen e tij të plotë për heqjen sa më shpejt të vizave për shqiptarët, kurse Kryeministri ynë falënderoi me mirënjohje zv.presidentin Barrot për mbështetjen e tij.