E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Socialistët të refuzojnë njeriun antiviza



Mazhoranca në pushtet denoncoi dje kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, se po bën të gjitha përpjekjet vetëm e vetëm të bëhet Kryeministër i vendit. Nga Berati në kuvendin e degës së PD-së, ministri i Shtetit, Genc Pollo, akuzoi Ramën si aventurier që sheh ëndrra me vitin ‘97 dhe me Gërdec. Deputeti demokrat dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Genc Pollo, deklaroi se kryetari i PS-së, Edi Rama, ka vetëm qëllime personale në luftën e tij politike. “Shqipërisë nuk i duhen as rrugë dhe as rroga, as viza dhe as Evropa. I duhem vetëm unë Kryeministër. Kjo është motoja e Edi Ramës që duhet refuzuar nga socialistë dhe demokratë në Berat dhe në gjithë Shqipërinë”, - theksoi ministri i Shtetit, z. Genc Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›