E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia padit policinë e kryeqytetit për incidentin

Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit në bashki, Afrim Qendro ka dorëzuar padinë në Prokurorinë e Tiranës, e cila ngrihet pasi, sipas bashkisë, policia ka arrestuar inspektorin e saj, Genti Lala pas përplasjes mes dy policive mbrëmjen e kaluar.

Bashkia e Tiranës reagoi nëpërmjet administratorit të përgjithshëm, Dritan Agolli, pak para dorëzimit të padisë. Ai theksoi se qeveria është rikthyer me sulmet e saj kundër bashkisë.

Sipas Agollit, trualli në qendër të Tiranës është pronë e Komunitetit Mysliman, ndërkohë që sipas tij, Bashkia është e vendosur të mbrojë pronarin e ligjshëm të tokës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›