Konflikti për truallin, reagon bashkia dhe qeveria
Administratori në pushtetin vendor, Dritan Agolli ka deklaruar se me këtë veprim janë rikthyer sulmet e qeverisë ndaj bashkisë. “Trualli në qendër të Tiranës është pronë private dhe e certifikuar", thekson Agolli.
Sipas tij, trualli në qendër të Tiranës është pronë e Komunitetit Mysliman, ndërkohë që bashkia është e vendosur të mbrojë pronarin e ligjshëm të tokës.
Ndërkohë i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, i cili e ka cilësuar truallin si pronë publike, dhe sipas tij, bashkia kërkon të ndërtojë aty një pallat.
"Reagimi i bashkisë së Tiranës nuk është normal, pasi toka në qendër të Tiranës është shtetërore dhe nuk ka leje ndërtimi nga pushteti lokal. Ne kemi vendosur që në qendër të Tiranës të ndërtohet një lulishte", deklaroi Olldashi.
Sipas tij, policia e shtetit është vënë në mbrojtje të tokës shtetërore.