Gjykata “mbyll” padinë e Mediut ndaj Ina Ramës
Bëhet fjalë për kërkesën e Mediut për të nisur hetime ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, për nxjerrje të sekretit hetimor, në dosjen që kishte të bënte me ngjarjen e Gërdecit.
Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e ka marrë një vendim të tillë, pasi në seancë nuk ishte paraqitur vetë paditësi, ministri aktual i Mjedisit. Por në seancë, nuk është paraqitur as edhe një avokat për ta përfaqësuar Mediun. I ndodhur përballë një fakti të tillë, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes.
“Kërkuesi Fatmir Mediu, me gjithë dijeninë e rregullt për datën dhe orën e seancës gjyqësore, pa shkak të arsyeshëm nuk është paraqitur. Po ashtu nuk u paraqit as ndonjë përfaqësues ligjor i caktuar prej tij. Nga verifikimi i bërë në sekretarinë e gjykatës dhe në kryesekretari nuk është paraqitur ndonjë shkak për mosparaqitjen e tyre apo ndonjë kërkesë për shtyrje seance. Në këto kushte, gjykata vendosi pushimin e gjykimit të kërkesës penale me nr.876 Akti dt. 08.05.2009, regjistrimi që i përket kërkuesit Fatmir Mediu”, thuhet në vendimin e marrë.
Mediu kallëzoi penalisht, Ina Ramën dhe drejtorin e Hetimit për tragjedinë e Gërdecit, Sokol Stojani, për nxjerrje të sekretit hetimor.