E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, palestër të re për shkollën Vasil Shanto

Tiranë- Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e palestrës së shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, zgjodhi një orë të edukimit fizik, për të finalizuar investimin në këtë palestër.

Sipas tij, vënia në dispozicion e këtij mjedisi kaq të favorshëm për t’u shoqërizuar dhe për të luajtur sëbashku, për këta fëmijë të shkollës “Vasil Shanto”, është një tjetër hap përpara në plotësimin e një infrastrukture sociale të domosdoshme për kryeqytetin dhe në krijimin e kushteve jo vetëm për aktivitetin fizik, por edhe për sportin komunitar.

“Ky është një objektiv shumë i qartë dhe një objektiv të cilin ne po e ndjekim dita ditës, duke i dhënë mundësi të gjitha komuniteteve që të kenë këndet e tyre sportive, palestrat e tyre, për t’i krijuar mundësi të gjitha moshave të jenë pjesë e këtyre strukturave, në mënyrë që të përballojnë me të gjitha energjitë ato angazhime të përditshme për të cilat sporti është i domosdoshëm”- tha Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Vasil Shanto”, ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Bajram Curri” me rrugën “Sulejman Delvina”, në një zonë të rëndësishme të kryeqytetit, me një densitet të konsiderueshëm banimi dhe aktivitetesh të ndryshme social shoqërore.

Palestra e konceptuar me një planimetri në formë të rregullt gjeometrike ka dimensionet 16.7 m x 29.5 m. Struktura e ngritur me skelet metalik dhe muraturë tulle, është plotësuar me të gjitha punimet e nevojshme ndërtimore, një pjesë e të cilave të tejdukshëm për efekt të ndriçimit natyral.

Palestra ka dy hyrje nga faqja e përbashkët me ndërtesën e shkollës, që zbresin me dy rampa shkallësh për në kuotën e terrenit sportiv, ndërsanë krahun e hyrjeve janë realizuar shkallë të larta për spektatorët që do ndjekin aktivitetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›