E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, vonesa të shumta në Korçë

Korçë- Edhe pse 15 shtatori ishte afati i funditi njësive të qeverisjes vendore për të dorëzuar dosjet pranë agjensisë së legalizimit të pronave, një pjesë e këtyre njësive në qarkun e Korçës nuk e kanë respektuar këtë afat kohor.

Më problematike në këtë drejtim mbeten bashkitë Korçë e Pogradec, që kanë dorëzuar deri tani numrin më të paktë të dosjeve pranë agjensisë së legalizimit. Duke iu referuar shifrave nga rreth 200 dosje, që duhej të paraqiteshin pranë kësaj agjensie nga bashkia Korçë janë paraqitur vetëm 170 , ndërsa nga bashkia Pogradec janë paraqitur 200 dosjenga 1500 objekte që presin shqyrtimin për legalizimin.

Ndërkohë nga vetë agjensia është punuar për këtë proces dhe sot numri i dosjeve të dixhitalizuara është bërë për 1050 objekte. Pritet që brenda muajit tetor, sipas burimeve nga ky institucion numri i legalizimeve të shtohet dhe vetë personat përfitues të paraqitenedhe me certifiakta pronësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›