Bashkia prezanton dy projektet për zgjerimin e bulevardit

Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar sot dy projektet finale për zgjerimin e bulevardit të kryeqytetit.
Basha ka theksuar se projekti i bulevardit është projekti më madhor për kryeqytetin në këto vitet e fundit.
Kjo javë është nga më të rëndësishmet në planifikimin e vizionit të saj afatgjatë. Në 3 ditët e para të kësaj jave në galerinë e arteve ne do të shohim 2 projektet finaliste dhe përfaqësuesit të na argumentojmë se përse projekti i tyre është më i mirë dhe si i përgjigjet ai parametrave të zhvillimit afatgjatë dhe vizionit tonë për një Tiranë europiane, deklaroi Basha.
Sipas tij, projekti do të jetë në shërbim të komunitetit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe një mundësi më shumë për të rritur numrin e të punësuarve.
Basha ka theksuar se gjatë kësaj jave do të merret edhe vendimi përfundimtar për projektin fitues, i cili sipas tij do t`i hapë rrugë zbatimit të menjëhershëm të tij.
Ndërkohë dy kompanitë finaliste që janë përzgjedhur janë studiot DAR Group Turkey & United Kingdom , dhe The Netherlands Grimshaë Architects midis të cilave do të shpallet zbatuesja finale e projektit të bulevardit. Bulevardi i ri i Tiranës përfshin një zgjatim drejt Paskuqanit 1.7 km, ndërsa rehabilitimi i lumit të Tiranës mendohet në një sipërfaqe prej 6.7 km.