E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Ska bisedime me serbët e veriut

Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi

Bisedimet nuk kanë filluar me serbët e veriut të Kosovës, ende ka pasur kontakte me qytetarët e kësaj pjese. Këtë fakt e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Kuçi edhe një herë ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e Kosovës, por gjithnjë në kuadër të pakos së Presidentit Ahtisari, transmeton Kosovapress.

Kuçi i bëri këto deklarata të hënën gjatë nënshkrimit të një marrëveshje në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së Zvicrës, e cila parasheh që të gjithë të burgosurit e Kosovës në Zvicër, mund të kërkojnë të kthehen në Kosovë për ta vuajtur dënimin si dhe anasjelltas.

/Kosovapress/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›