E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset bariu, tentojnë ta vjedhin

Policia e Fierit, foto arkiv

Disa presona kanë plagosur rëndë me thikë një bari teksa tentonin ta grabitnin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Kthesa e Visokës në Patos, kur disa persona kanë qëlluar disa herë me thikë 22-vjeçarin Sajmir Buzi, ndërsa ky i fundit ruante bagëtitë në një stan.

22-vjeçari ka parë personat që kanë tentuar të vjedhin dhe është munduar ti ndalojë, por ata kanë reaguar duke e plagosur me thikë.

I riu ka marrë disa plagë në fytyrë, fyt, dhe pjesë të tjera të trupit dhe ndodhet në reanimacion në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën, por ende në gjendje të rëndë.

Policia pasi ka marrë deklarimet e të plagosurit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›