Kapshticë, sekuestrohet 20 kg drogë

Drogë e paketuar, foto arkiv
Është sekuestruar rreth 20 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa, në pikën kufitare të Kapshticës.
Policia bën me dije se droga u sekuestrua mëngjesin e sotëm gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin me targa AA 908 CR.
Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e automjetit dhe kishte si destinacion shtetin grek.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Sopot Sejdiu, si dhe personin tjetër që udhëtonte me të, Naser Bajrami nga Kosova.
Ndërkaq policia po punon për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikimit të drogës. /E.L/