Berisha: Më shumë udhëtarë në Rinas, tregues i besimit ndaj Shqipërisë

Sali Berisha / foto arkiv
Kryeministri Berisha tha sot se rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportin e Rinasit është dëshmi e qartë e rritjes së besimit ndaj Shqipërisë.
Duke folur në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të modernizimit të hapësirës ajrore shqiptare, kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë tregues që flet më qartë për rritjen e besimit sesa numri i madh i pasagjerëve, i cili është rritur ndoshta se në asnjë aeroport tjetër të vendeve të botës.
Shqipëria vitet e fundit ka njohur zhvillime të mëdha. Por në fushën e cilësisë dhe besimit janë zhvillimet më të mëdha. Numri i pasagjerëve është rritur ndoshta sa në asnjë aeroport tjetër të vendeve të botës. Nuk ka asnjë tregues tjetër për rritjen e besimit ndaj Shqipërisë sesa ky tregues.
Rritja e besimit në të gjitha planet, aeroporti dhe siguria e tij janë dera e hyrjes dhe pasaporta. Imagjinoni që të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur në kohën e një krize të thellë e të paprecedentë në 70 vitet e fundit, tha Berisha. / G. N.