Bashkia prezanton portalin e punësimit, Basha: Rama kërkon të bindë qytetarët me kopjen e fushatës së 2011
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka linçuar sot portalin e punësimit, që sipas tij do të jetë një urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Sot, në ditën që ne inaugurojmë këtë faqe, 15 profesione kërkohen anembanë qytetit, dizenjues, dizenjues grafikë, drejtues, menaxherë, ekonomistë, elektriçistë, fotografë, specialistë të IT, kuzhinierë, marketing, marrëdhënie me publikun, përkthyes, rrobaqepës, sekretar-recepsionist, shoferë dhe operatorë telefonikë.
Kjo ofertë fillestare që hidhet sot në dispozicion të qytetarëve që kërkojnë punë në qytetin e Tiranës vjen nga afro 9 kompani të cilat kanë mundësuar që kërkesën që ata kanë për të punësuar, ta reklamojnë përmes këtij portali, falas dhe të hapur për këdo që dëshiron ta eksplorojë. Edhe 6 kompani të tjera presim që të hedhin të dhënat e tyre në ditët në vijim, duke e çuar në 15 numrin total të kompanive që aktualisht nëpërmjet këtij portali reklamojnë 805 vende pune, 805 mundësi për tu punësuar për qytetarët e Tiranës, në veçanti për qytetarët e rinj të Tiranës,- u shpreh Basha.
Ai ka ironizuar paraardhësin e tij Edi Rama që sipas tij e kishte kufizuar aktivitetin e Bashkisë si një komunale apo si dhënëse lejesh ndërtimi.
Qytetarët e mbajnë mirë mend se kush bën kopjacin në fushatë elektorale. Me kopjen e 2011-ës zoti Rama është futur në fushatën e 2013-ës, por problemi më i madh i tij mbetet marrëdhënia me njerëzit. Unë i them sot të mësojë nga realizimi i këtij premtimi tjetër, në raport me objektivat tona për punësimin dhe duke mësuar shpresoj të vetëkorrigjohet, theksoi Basha.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Bashkia prezanton portalin e punësimit, Basha: Rama kërkon të bindë qytetarët me kopjen e fushatës së 2011 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email