Prokuroria prova të reja për Arben Frrokun, avokati i mohon
Prokuroria e Krimeve të Rënda pretendon se ka siguruar një provë shkencore që implikon të dyshuarin Arben Frroku në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se për shkak të sekretit hetimor nuk bëhet me dije prova shkencore e cila është gjetur ndërsa konfirmohet se kemi të bëjmë me një provë biologjike duke lënë të kuptohet se mund të jetë një fije floku ose gjurmë gishti e gjetur në makinën e braktisur në fshatin Domje. Sipas prokurorisë, ka përfunduar edhe akt- ekspertimi i pajisjes se gjurmimit që kishte makina e të dyshuarit Frroku, por rezulton që ka qenë në dalje të Elbasanit në momentin e vrasjes.
Arben Frroku mbahet i arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare në Selanik dhe në fund të këtij muaji do të dalë para Gjykatës së Lartë në lidhje me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Ndërkohë avokati i Arben Frrokut, Tonin Prendi, ka deklaruar se nuk rezulton të ketë asnjë provë shkencore për implikimin e klientit të tij. Smund të shkruhet ka prova dhe do u nënshtrohen analizave, thotë ai.
Prendi ka theksuar se përsa kohë pritet që provat ti nënshtrohen analizave, nuk janë prova.
Arben Frroku u arrestua në Selanik në 24 shkurt si i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.
1 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
Prokuroria prova të reja për Arben Frrokun, avokati i mohon burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email