PD, Bumci: Gërdeci po përdoret për qëllime politike
TIRANE- Deputeti demokrat, Aldo Bumçi ka deklaruar në 1 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit se grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbështet hetimin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ai është shprehur se opozita po e përdor këtë tragjedi për qëllime politike, duke deklaruar se dosja e Gerdecit po përdoret për të fshehur përgjegjësit e vërtetë të aksidentit tragjik që i mori jetën 26 personave dhe qe plagosi 300 të tjerë.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar dhe mbështetur hetimin e gjithë anshëm dhe të shpejtë si dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për tragjedinë e Gërdecit . Ky grup ka denoncuar dhe denoncon përdorimin e dosjes së Gërdecit për qëllime cinike dhe çnjerëzore për të fshehur përgjegjësit e vërtetë të këtij aksidenti tragjik”-theksoi Bumci gjatë një deklarate për shtyp. (e.n/Balkanweb)