E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, rikonstruksion lagjes se Hekurudhes

Lagjja perreth hekurudhes eshte perfshire ne rikonstruksionin e plote te saj. Projekti per rikonstruksionin e kesaj zone perfshin nderhyrje ne rruget e amortizuara me trotuare, ne rrjetin e kanalizimit dhe ate te ndricimit, ndersa jane hapur dhe rruge te reja qe sherbejne per lidhjen e gjithe sistemit rrugor te zones. Punimet jane inspektuar dje nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, i cili e ka cilesuar kete investim shume te rendesishme per nje lagje te re. “Eshte kenaqesi qe se bashku me kete komunitet te ardhurish, ne sot mberrijme fundin e punimeve te nje faze. Kjo zone po urbanizohet dhe i hap rruge vijimit te punes ne nje pjese tjeter po kaq te konsiderueshme, duke mbajtur kesisoj edhe premtimin solemn qe per te gjithe zonat e te ardhurve ne Tirane dhe rreth Tiranes, te kemi kushte njesoj si ne cdo komunitet te kryeqyteti” eshte shprehur gjate fjales se tij, kryebashkiaku Edi Rama. Blloku Nr. 45 ndodhet ne pjesen veriore te qytetit te Tiranes dhe investimet ne kete zone, kapin nje vlere te konsiderueshme. Per sa i perket punimeve eshte parashikuar te kete nderhyrje ne infrastrukturen e tij, e cila me pare ishte e amortizuar si dhe trajtimin e rrugeve ekzistuese sekondare, nga pikepamja e ndertimit te infrastruktures dhe shtresave rrugore. Pas nderhyrjes, gjeresia e rrugeve eshte 7 metra, me trotuare nga te dy anet. Gjithashtu, jane hapur edhe rruge te reja qe sherbejne per lidhjen e gjithe sistemit rrugor te zones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›