E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia sfidon abuzuesit, treg të ri me tregtarët e shumicës

Pavarësisht inspektimeve të përditshme në tregje, tregtarët e Tiranës kanë rritur çmimet e mallrave. Ndodhur përballë një situate të tillë, bashkia e kryeqytetit ka improvizuar një treg të hapur me bizneset e shumicës, për të sfiduar abuzuesit.

 Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Bashkisë Edmond Panariti theksuar se dje u vu re një tendencë për rritjen e çmimeve dhe për këtë qëllim Bashkia i bëri thirrje të gjtihë tregtarëve të ndershëm të vijnë dhe ti shesin mallrat e tyre në tregun e vjetër të Tiranës.
 

“Bashkia u ka vënë në dispozicion këtyre tregtarëve u qendrën e kryeqytetit, tregun e pazarit të vjetër për të treguar mallrat e tyre me çmimet brenda logjikës dhe marrëdhënie me konsumatorin” ka theksuar Panariti.
 

Sipas tij Bashkia ia ka dalë me sukses të fitojë sfidën për të mos lejuar rritjen e çmimeve gjatë festave të fundvitit ndërsa theksoi se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

“Ne jemi të vendosur të përçojmë mesazhin që bashkia është me qytetarët dhe kundër spekulantëve” ka shtuar Panariti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›