Imami turk: Babadimri është i pandershëm
Imami turk, Sulejman Jenixheri ka thënë se Babadimri është i pandershëm, sepse gjatë Krishtlindjeve kur ndanë dhurata, futet përmes oxhakut e jo nga dera
“Babadimri futet në shtëpi përmes dritareve dhe oxhaqeve. Po të ishte i ndershëm, do të futej nga dera”, - ka thënë imami i qytetit Kesan, që gjendet në pjesën veriperëndimore të Turqisë.
Ai u ka kujtuar besimtarëve myslimanë se Krishtlindjet nuk janë festë e tyre, si dhe ka apeluar që të mos pinë alkool.
Sipas të dhënave zyrtare, 99 për qind e popullatës në Turqi është e besimit islam.