E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 29 Dhjetor 1971 Lindi Madame de Pompadour

Ajo ishte dashnore e njohur e mbretit francez, Luigjit XV, ndërsa besohej se pozitën që kishte fituar pranë tij e shfrytëzonte për t’u bërë politikisht e rëndësishme. Megjithatë, ndikimi i saj politik ishte i diskutueshëm, edhe pse kishte fuqi të veçanta që i tregonte në situata si ajo kur rolin e dashnores së parë mbretërore u përpoq t’ia vidhte e reja dhe pa përvojë, Marie-Louise. Duke u ndier e fyer rëndë, Madame de Pompadour mori situatën në duart e saj dhe Marie-Louise përfundoi e martuar dhe e eliminuar nga qarqet mbretërore. Pompadour bëri dy aborte spontane, ndërsa mbreti Luigji XV i qëndroi besnik deri në vdekjen e saj në vitin 1764, pavarësisht se deri në vitin 1750 nuk flinin bashkë, kohë gjatë së cilës ata mbetën miq. Ajo është një nga gratë e rralla që ka mundur të ndikojë fuqishëm në qeverisjen e një vendi pa pasur një rol zyrtar. Ajo thuhet të ketë pasur influencë të atillë, saqë mbreti e lejonte të jepte këshilla, por edhe merrte vendime për çështje nga më të ndryshmet që prej ekonomisë, luftës dhe deri te marrëdhëniet diplomatike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›