“Çita e Tarzanit” ngordhi në moshën 80-vjeçare
Zyrtarët e strehës së kafshëve në Florida të SHBA-së njoftuan se në moshën 80-vjeçare ka ngordhur shimpanzeja Çita (Cheetah), e njohur për filmat e mbretit të xhunglës, Tarzanit, të xhiruar në vitet ’30 të shekullit të kaluar.
Në njoftim thuhet se Çita “vdiq” më 24 dhjetor, si pasojë e një komplikimi në veshka. Zëdhënësja e strehës, Debbie Cobb u tha mediave lokale se Çita ka qenë e jashtëzakonshme, se i ka pëlqyer të pikturojë me duar dhe se ka pasur buzëqeshje njerëzore.
Çita u bë e famshme pas filmave për Tarzanin, ku rolin kryesor e luante Johnny Weissmuller, ndërsa në strehën e kafshëve arriti nga prona e Weissmuller-it rreth viteve ’60 të shekullit të kaluar.