E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komani, eliminohet defekti i portave

 

SHKODËR-Eliminimi i një defekti në një nga portat e hidrocentralit të Komanit karisjellë tek punonjësit e tij garancinë për sigurinë. Prej rreth 1 viti, porta e segmentevenë këtë hidrocentral ka pasur probleme amortizimi dhe si pasojë, rrjedhje uji të konsiderueshme, të cilat gjatë një viti janë shtuar duke shkuar deri në 1 metër kub ujë për sekondë. Kjo ka sjellë domosdoshmërinë e ndërhyrjes së shpejtë për rehabilitimin e portës, e cilanuk kishte pësuar asnjë ndërhyrje që nga ndërtimi i veprës, në mesin e viteve ‘80. Sipas specialistëve të këtij hidrocentrali, përveç dëmit ekonomik, pasi uji derdhej prej filtrimeve pa u përdorur për prodhim të energjisë elektrike, ky defekt në portën e segmenteverrezikonte dhe sigurinë e objektit në tërësi. Gjithashtu, porta e remontit që është parashikuar të përdoret në rast avarish të portave të tjera apo remonteve të tyre, akoma nuk ka qenë e vënë në provë , pasi vepra është marrë në dorëzim pa e provuar atë, ndërsa gjatë këtyre viteve nuk ka qenë e nevojshme të përdoret. Sipas drejtorit të hidrocentralit të Komanit, Arben Cani, pas hartimit të projektit të ndërhyrjes në portën e segmenteve dhe miratimit të tij nga komiteti i digave dhe strukturat përkatëse, është vendosur të ndërhyhet për të bërë riparimet e nevojshme, duke shmangur kështu rreziqet në Koman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›