Bashkia stazh pune të rinjve nga shkollat profesionale

40 nxënës të kësaj shkolle po zhvillojnë për 3 muaj, stazhin e punës pranë Ndërmarrjes numër 2 të Bashkisë së Tiranës.
Gjatë periudhës së stazhit, këta të rinj paguhen me 80 dollarë, kjo mundësuar falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe BB. Kryetari i Bashkise së Tiranës z. Lulzim Basha, ka parë nga afër punën që po kryenin këta nxënës në rrugën “5 Maji”, ku sëbashku me punonjësit e Ndërmarrjes numër 2, po rehabilitojnë infrastrukturën e ndriçimit publik.
“Tirana nuk mund të harrojë dhe nuk do të harrojë, që përveç kategorisë së universitarëve dhe të diplomuarve, ka nevojë akute për profesionistë të fushave konkrete, siç janë elektriçistët, hidraulikët dhe fushat e tjera e në këtë aspekt, ne do të vazhdojmë investimet tona, si për t’i dhënë tregut atë që kërkohet, ashtu edhe për t’u dhënë të rinjve kryeqytetas shanse më të mëdha për punësim”, u shpreh Kryebashkiaku Basha.
Kësaj iniciative të Bashkisë, i është bashkuar edhe kompania S.O.P.I, e cila ka ofruar ambientet dhe infrastrukturën e saj, për të ndihmuar në një trajnim sa më të mirë, sikundër ka marrë përsipër të punësojë 5 më të kualifikuarit e këtij kursi. /Start/
2012-07-27 15:43