Arvizu: Koha për më shumë investime amerikane

“Tashmë është koha e duhur për një prezencë më të madhe të investitorëve amerikan në Shqipëri”, tha Arvizu gjatë një takimi me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.
Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha fushat. Kreu i METE-s vlerësoi se SHBA është aleati strategjik dhe ekonomik për Shqipërinë dhe u shpreh se, prioritet i punës së tij do të jetë thithja e Investimeve të huaja, paketë e re incentivash për të gjithë sektorët e ekonomisë, inkurajimin e prodhimit vendas dhe të eksporteve “Made in Albania", kryerja me sukses të procesit të privatizimeve strategjike, me objektivin final rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Haxhinasto theksoi se energjetika, hidrokarburet dhe industria minerale, si sektorë prioritar të ekonomisë sonë mirëpresin investimet e huaja, e sidomos ato amerikane. Në këtë kontekst, Haxhinasto dhe Arvizu shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet pozitive të Projektit TAP dhe rëndësinë që ai ka për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit. Nga ana e tij, ambasadori Aleksandër Arvizu vlerësoi se Shqipëria ka një klimë biznesi të përmirësuar ndjeshëm./Start/
2012-07-27 15:50