Bashkia strategji per sigurine e transportit te nxenesve
Pak dite para fillimit te vitit shkollor Bashkia e Tiranes i beri thirrje te gjithe qytetareve per te pasur kujdes gjate levizjes me automjete ne diten e pare te shkolles.
Por me sa duket angazhimet e pushtetit vendor ne lidhje me sigurine e femijeve nuk do te ngelen vetem ne nje thirrje publike pasi Bashkia e Kryeqytetit ka njoftuar se shume shpejt do te zhvilloje nje bashkebisedim me perfaqesues te institucioneve arsimore private dhe bordin e prinderve mbi transportin e organizuar te femijeve dhe nxenesve te kopshteve dhe shkollave. Ky veprim sipas bashkise synon te rrise standardin e transportit arsimor ne kryeqytet.
Disiplinimi i ketij transporti eshte nje nder aspektet ku Bashkia e Tiranes ka nderhyre duke sensibilizuar ne menyre periodike qytetaret dhe institucionet lidhur me rendesine e respektimit masave dhe rregullave te nevojshme.
Konkretisht ne javet ne vijim Bashkia e Tiranes do te zhvilloje nje bashkebisedim me perfaqesues te institucioneve arsimore private bordin e prinderve mbi transportin e organizuar te femijeve dhe nxenesve te kopshteve dhe shkollave duke synuar ne kete menyre rritjen e standardit te transportit arsimor ne kryeqytet.
Qellimi i takimit vjen si pasoje e nje problematike te gjere qe gjen ky transport ne qytetin e Tiranes per sa i perket uniformitetit te automjeteve sinjalistikes se ketyre mjeteve aftesive drejtuese te shofereve krijimin e stacioneve vend e pa vend ne qytet si dhe krijimin e linjave te reja qe jane te pamiratuara nga institucioni i Bashkise se Tiranes.
Bashkia e Tiranes u ka adresuar njekohesisht nje apel te gjithe qytetareve te Tiranes ne menyre qe gjate transportit te tyre te perditshem per dergimin e femijeve neper shkolla te bejne kujdes dhe te eliminojne levizjet e teperta si dhe te respektojne parkimin pasi ashtu sic dihet parkimi eshte nje nga elementet kryesore te bllokimit te trafikut ne qytetin e Tiranes.