Komunistet e ekstremistet kunder Shqiperise

Ndonese gjate votimit ishin 47 vota kunder kjo nuk duhet te na shqetesoje pasi prej tyre 42 vinin nga forca neokomuniste dhe ultranacionaliste qe ne fakt jane euroskeptike
Votat derrmuese pro propozimit per liberalizimin e vizave me Shqiperine ne fakt kane nje peshe specifike edhe me te madhe. Rezultatet finale te votimit te djeshem ishin 538 vota pro dhe vetem 47 kunder e 41 abstenim. Por ky sukses i shtetit shqiptar i cili tregoi se kishte bindur shumicen derrmuese te eurodeputeteve per arritjen e realizimit te kushteve eshte edhe me i thelle se kaq.
Standard siguroi dje ne rruge zyrtare voten e eurodeputeteve per projektrezoluten e propozuar nga Tanja Fajon. Ne fakt nga votimi rezulton se nder 47 votat kunder 42 vinin nga forca politike neokomuniste dhe ultranacionaliste e neofashiste te cilat jane perhere vote kunder kur vjen fjala per kesi lloj votimesh. Keshtu te dhenat e ofruara nga zyra e shtypit e Parlamentit Evropian tregojne se 23 vota kunder erdhen nga grupi EFD qe njihet si grup partish nacionaliste dhe euroskeptike e qe kane si perfaqesues kryesor Partine per Pavaresine e Mbreterise se Bashkuar.
Tri vota kunder vinin nga grupi GUE/NGL E Majta e Bashkuar Evropiane/E Majta Jeshile Nordike qe njihet si grupimi qe perfaqeson neokomunistet komunistet dhe eurokomunistet ne Parlamentin Evropian.
Nderkaq 17 vota kunder ishin nga te pavarurit e Parlamentit Evropian te cilet te gjithe jane forca te etiketuara ultranacionaliste ose neofashiste. Grupimi kryesor i te pavarurve vjen nga partia franceze e Zhan Mari Lepenit qe njihet si drejtuesi politik antisemist antievropian racist e ultranacionalist qe arriti ne zgjedhjet e vitit 2002 te kalonte ne fazen e dyte te zgjedhjeve presidenciale franceze. Parti te tjera te te pavarurve jane Partia Anti-Rome e Hungarise Partia Nacionaliste Holandeze dhe simotra e saj bullgare te cilet votuan te gjithe kunder.
Po keshtu edhe nder ata qe abstenuan shumica vinin pikerisht nga parti antievropiane. Keshtu nga grupi parlamentar i konservatoreve dhe reformisteve qe deklarohet euroskeptik nga 54 anetare 34 votuan pro dhe 24 abstenuan. Nga grupi EFD Evropa e Lirise dhe Demokracise pervec 23 anetareve qe votuan kunder 6 te tjere abstenuan dhe vetem njeri votoi pro. Tri abstenime te tjera ishin nga te pavarurit e tjere te Parlamentit Evropian.
Nga kater grupimet e medha te Parlamentit Evropian qe jane Partite Popullore Evropiane Aleanca e Socialisteve dhe Demokrateve Aleanca e Liberaleve dhe Demokrateve per Evropen dhe Te Gjelbrit qe se bashku bejne 588 nga 736 eurodeputetet vetem 5 votuan kunder dhe po aq abstenuan.
Ne shperndarje gjeografike vendet kryesore nga vinin kundershtaret e ketij amendimi ishin nacionalistet nga vendet e Evropes Qendrore ndersa nga fqinjet tane vetem eurodeputete italiane ishin kunder ne mase plot 14 te tille. Nderkaq i habitshem duket fakti qe dy eurodeputetet ultranacionaliste greke te partise LAOS abstenuan nga votimi ndersa te gjithe eurodeputetet greke votuan pro.
Sistemi i ngaterruar i votimit ne Keshill
Pas kalimit te sproves ne Parlamentin Evropian vota finale per liberalizimin e vizave do te vije ne javen e dyte te nentorit ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian qe ne fakt luan rolin e ligjvenesit kryesor ne BE. Por votimi ne kete Keshill eshte i komplikuar.
Propozimi per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen kategorizohet ne votimet me shumice te thjeshte por termi shumice e thjeshte ne BE eshte shume me i nderlikuar. Keshtu voten pro duhet ta japin minimalisht gjysma e shteteve por kjo nuk do te thote se eshte e mjaftueshme.
do shtet ne Keshillin e Ministrave te BE-se ka nje sasi te caktuar votash qe varion nga 29 per katershen e te medhenjve Gjermani France Britani e Itali ulet ne 27 per Spanjen e Polonine 14 per Rumanine e keshtu me radhe deri ne 3 per shtetin e vogel te Maltes. Ne castin qe ministri i Brendshem i Gjermanise voton pro atehere automatikisht llogariten pro 29 vota. Per te kaluar nje vendim te ketille duhen 74 e votave ose 255 nga 345 vota qe kane te gjitha shtetet ne total.
Por edhe nese keto dy kritere kalohen mbetet nje kriter tjeter pasi shtetet anetare qe votojne pro kalimit te nje direktive duhet te perfaqesojne minimalisht 62 te popullsise se mbare Bashkimit Evropian ose 311 milione banore bazuar ne regjistrimet e popullsise se vitit 2001.
Vetem nese plotesohen te tria keto kushte atehere nje direktive quhet e kaluar. Ne rastin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen duket se nuk do te hase probleme pasi deri tani e kane deklaruar voten e tyre pro shumica derrmuese e shteteve qe perfaqesojne edhe shumicen derrmuese te votave edhe te popullsise.
Britania voton per Zvicren
Sistemi i votimit ne Bashkimin Evropian sjell situata me te cuditshme sesa vete votimi. Keshtu Britania e Madhe qe nuk eshte aspak pjese e Shengenit do te votoje ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Ministrave per liberalizimin e vizave me Shqiperine e Bosnjen ne zonen Shengen. Nderkaq Zvicra qe eshte pjese e Shengenit nuk do te votoje pasi nuk eshte pjese e BE-se.
Nga na vjen rreziku
Ne fakt rrezik per refuzimin e liberalizimit te vizave nuk duket ne asnje lloj rrethane ne horizont. Kjo pasi shumica e shteteve jane shprehur bindshem pro nje skenari te tille. Te vetmet shtete qe kane leshuar indicie per qendrim te levizshem kane qene Franca dhe Holanda por qe te dyja kane bere te ditur se nuk do te kundershtojne liberalizimin e vizave me BE-ne. Por edhe sikur keto dy shtete te votonin kunder asgje nuk do te ndryshonte. Do te duheshin se paku edhe 1 nga 5 te medhenjte e tjere Gjermani Britani Itali Spanje Poloni si edhe 2 nga shtetet e tjera te vogla qe nje refuzim te hynte ne fuqi. Dicka e tille nuk duket se do te ndodhe dhe si pasoje shqiptaret do te mund te levizin lirshem ne Evrope gjate fundit te ketij viti.