E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat kuotat per cdo dege

Ne dy jave Keshilli i Ministrave ka miratuar 10845 kuota 6480 per Master Profesional dhe 4365 Master i Shkencave


Programet e studimit te nivelit te dyte do te ofrohen edhe nga universitetet publike rajonale


Kuotat e miratuara per programet Master per kete vit akademik jane pothuajse sa gjysma e studenteve qe do te nisin studimet per here te pare ne vitin akademik 2010-2011. Ne harkun kohor te dy javeve Keshilli i Ministrave ka vendosur qe numri i te diplomuarve qe do te ndjekin studimet e nivelit te dyte te jete 10845. Kuotat sipas vendimit jane ndare 6480 per Master Profesional dhe 4365 Master i Shkencave.


Per te perfituar te drejten e nje masteri Shkencor kandidatet duhet te zoterojne nje diplome universitare Bachelor. Ndersa per te perfituar nje te drejte studimi ne programin master Profesional kandidatet duhet te kene se paku nje diplome universitare Bachelor ose DIND.


Masteri Shkencor


Lista e kuotave tregon se programi master i Shkencave qe do te prese me shume studente per vitin akademik 2010-11 ne universitetin e Tiranes eshte Menaxhim Infermieror per te cilin jane miratuar 150 kuota.


Ne universitetin Politeknik programi qe do te prese me shume studente eshte Inxhinieria e Ndertimit dege per te cilen jane miratuar 120 kuota ndersa ne universitetin Bujqesor programi qe ka me shume studente eshte Inxhinieria Agrare me 130 kuota.


Por per kete vit do te kete edhe programe master Shkencor edhe ne universitetet rajonale te vendit. Keshtu jane miratuar kuota per master Shkencor ne universitetin e Shkodres ku eshte aprovuar hapja e programit te studimit master Shkencor ne Biologji Mjedisore Turizem i Qendrueshem Studime te Thelluara ne Gjuhesi Studime letrare Studime shqiptare dhe etnokulturore Ekonomi Biznesi Menaxhim Finance Banke Politika dhe Administrim Marketing Administrim Publik E drejta private e Biznesit E drejta Kushtetuese dhe Administrative. Per secilin program jane miratuar 30 kuota. Studime per master Shkencor do te kryhen edhe ne universitetet e Vlores Gjirokastres dhe Elbasanit.


Masteri Profesional


Per kete program studimi jane miratuar ne total 6480 kuota ne te gjitha universitete publike te vendit. Edhe ne kete rast numri me i madh i kuotave eshte miratuar per universitetin e Tiranes i cili do te cele dyert per 1880 studente.


Me pak kuota jane miratuar per universitete rajonale ku Universiteti i Elbasanit ka 770 kuota Universiteti i Shkodres 1090 i Korces 207 Gjirokastra 690 dhe Universiteti i Vlores 800 kuota. Sipas vendimit te qeverise kritere per perzgjedhjen e fituesve do ti vendosin vete fakultetet.


Shikoni dokumentin ne pdf

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›