Pas 7 vitesh rivihet ne pune litotriptia therrmon guret ne veshka

Pas shtate vitesh aparatura qe ben te mundur therrmimin e gureve ne veshka eshte instaluar ne QSUT. Keshtu pacientet nuk do ti drejtohen me thikes por permes litotriptise do te therrmojne guret ne veshka. Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ka njoftuar dje se eshte vene ne pune pas 7 vjetesh aparatura e litotriptise ajo e therrmimit te gureve ne veshka. Prej muajsh eshte punuar per vendosjen e kesaj aparature ne nje tjeter ambient ndryshe nga ai i meparshmi prane sallave te operacionit ne sherbimin e Urologjise. Fillimisht u be i mundur krijimi i ambienteve te pershtatshme duke bere veshjen e mureve me plumb ne menyre qe te mos kete rrezatim. Vetem per pershtatshmerine e ambienteve u nevojiten 4 milione leke te reja nderkohe qe investimi per blerjen e kesaj aparature eshte rreth 50 milione leke. Prej 7 vjetesh pacientet nuk kane mundur te marrin kete sherbim. Tashme fale nje pune dhe nje investimi prej 55 milione lekesh u be e mundur vendosja e litotriptise. Aktualisht puna ka nisur nderkohe qe eshte bere edhe trajnimi i stafit pasi aparatura eshte e nje teknologjie te fundit - ka pohuar drejtori i QSUT-se Ilir Dashi. Sipas tij jane duke u kryer te tjera investime te rendesishme ne spitale te cilat kane munguar prej vitesh. Nje prej tyre eshte edhe vendosja e panelit kryesor te ashensorit ne Spitalin e Neurologjise. Sipas inxhiniereve te QSUT-se rezultoi se ashensori ishte nje model shume i vjeter i cili kerkonte vertet nje pune shume te madhe pasi nuk mund te pershtateshin materialet aktuale me ate ekzistues. Te tjera investime jane duke u bere ne ambientet ne te cilat do te vendoset telemjekesia.