Durres qeveria cel fondin nis aplikimi per banesa sociale

Drejt zgjidhjes problemi i mprehte social. Durresi numeron 6700 familje te pastreha.
Durresi mbetet qyteti i dyte pas Tiranes me numrin me te madh te familjeve te pastreha krahasuar per nga numri i popullsise. Sipas statistikave nga bashkia rezulton se afro 6700 familje presin zgjidhje per problemin e strehimit. Prej disa ditesh Bashkia e Durresit ka nisur pergatitjet e procedurave per aplikimet per te gjithe ata qe duan te perfitojne nje shtepi nga projekti i banesave sociale. Te interesuarit duhet te aplikojne te paraqiten prane bashkise ku do te terheqin dokumentacionin qe duhet te plotesojne per te perfituar nga programi i banesave sociale. Specialistet e strehimit ne bashki u shprehen Jemi ne fazen e grumbullimit te dokumentacionit dhe menjehere pas depozitimit dhe verifikimit te tij do te hartohet dhe miratohet lista e perfituesve per kete program kategorite perfituese percaktohen nga ligji por vlen te theksohet se Bashkia e Durresit do te kete ne vemendjen e saj dhe do te pikezoje maksimalisht familjet me shume femije nenat kryefamiljare personat me aftesi te kufizuara te moshuarit ciftet e reja ne moshe totale 55 vjec familjet qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare etj..
Dokumentet
Dokumentet qe ata duhet te paraqesin jane vertetim per te ardhurat neto te familjes vertetim nga zyra e ndihmes ekonomike nga njesia bashkiake vertetim nga zyrat e punes per personat qe marrin pagese papunesie vertetim nga sigurimet shoqerore per personat ne pension vendime nga hipoteka per pronat e paluajtshme dokumenti zyrtar i celebrimit certifikatat personale dokument ku provohet se kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar si dhe familje me shume femije. Te pastrehet ne Durres do te vleresohen me nje sistem pikesh ne menyre qe te behet nje perzgjedhje e tyre per banesat sociale qe pritet te ndertohen. Keshilli Bashkiak ka miratuar vendimin Per miratimin e sistemit te pikezimit per bonusin e strehimit dhe sistemit te pikezimit per subvencionimin e familjeve qe perfitojne kredi te lehtesuar nga shteti. Keto kritere qe jane miratuar ne keshill do te behen te zbatueshme per te perzgjedhur familjet perfituese te paketes se 2009-s prej 250 kuotash per subvencionimin e kredive nga bankat per familjet e pastreha qe do te mund te behen perfituese ne kete program. Sipas ketij projektvendimi pike me te larta u jane dhene familjeve qe jetojne ne shtepi me ish-pronare familjeve me shume femije familjeve qe jane te pastreha se u jane shembur shtepite per shkak te projekteve publike cifteve te reja me moshe mesatare deri ne 55 vjec etj. Por piket maksimale pra 20 pike u kane shkuar atyre familjeve te pastreha qe jetojne ne shtepite e ish-pronareve. Keto kritere te reja do te behen te zbatueshme per te zgjedhur familjet perfituese te paketes se vitit 2009 prej 250 kuotash per subvencionimin e kredive nga bankat.
Te dhenat
Sipas te dhenave te Bashkise se Durresit deri ne fund te vitit te kaluar jane regjistruar si te pastreha prane zyres se regjistrimit te kesaj kategorie 2400 familje. Nderkohe ky numer pritet qe te vije ne rritje per shkak te ndryshimit nga 2007-a ne 2008-n ku rritja ka qene galopante me rreth 1200 regjistrime me teper. Ndryshe nga me pare keto familje perfituese te cilat miratohen nga Keshilli Bashkiak duhet te plotesojne edhe kushtet e kreditimit per aftesine e tyre paguese per te qene perfitues te kredimarrjes. Sipas specialisteve te bashkise kjo lloj ndarjeje eshte bere per arsye qe te perzgjidhen ato familje qe kane nje sasi te ardhurash ekonomike per te perballuar kredine. Ne kete menyre kesaj kategorie i jepet me shume prioritet ndryshe nga familjet qe kane te ardhura me te pakta te cilat nuk kane mundesi te perballojne kredine. Nderkohe qe sipas sistemit te pikezimit ketyre te fundit u jepet perparesi ne projektin e bashkise per bonusin e qerase.