E Shtunë, 31 Tetor 2026

By-passi i Shkodrës, Olldashi: Do shmangë përmbytjet

Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, ka inspektuar nga afer punimet te cilat po kryhen per ndertimin e by- passit te Shkodres. Olldashi i shoqeruar edhe nga kreu i Bashkise se Shkodres, Lorenc Luka, eshte shprehur i kenaqur me ecurine e punimeve te cilat po kryhen, por nga ana tjeter ka deklaruar se ky investim do te perfundoje brenda te gjitha afateve.
 

Kreu i Bashkise Shkoder, Lorenc Luka, ka deklaruar se ky investim zgjidh njehere e mire rrezikun e perfshirjes nga permbytjet te qytetit, pasi by-passi sherben edhe si argjinature mbrojtese per qytetin.
 

Sipas projektuesve, ndërtimi i këtij by-passit do të ndikojë jo vetëm për mbrojtjen e qytetit nga vërshimet e ujërave të liqenit të Shkodrës, por do krijojë dhe një infrastrukturë bashkëkohore, që do krijojë lehtësira për lëvizjen e shpejtë të automjeteve në aksin Shkodër-Hani Hotit, që lidhet dhe me akset Shkodër-Tiranë dhe Shkodër-Velipojë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›