Bashkia:Nuk kemi rritur taksat për biznesin e vogël
Bashkia e Tiranës i përgjigjet sërish akuzave të Kryeministrit për shtim të detyrimeve ndaj biznesit të vogël. Drejtoresha e Tatim Taksave në Bashki, Belinda Ikonomi, shpjegoi dje se nuk bëhet fjalë për rritje taksash, por janë rritur detyrimet që duhet të paguajë biznesi i vogël në kryeqytet. “Niveli i taksave vendore në Bashkinë e Tiranës është ai i vitit 2007 dhe nuk ka ndryshuar, madje për disa kategori ne i kemi ulur. S ‘duhet të ngatërrohen taksat me tarifat e shërbimit”, u shpreh Ikonomi. Ajo shtoi se bashkia ofron shërbimin e pastrim-ndriçimit dhe ka vetëm dy tarifa të tilla. Sakaq Ikonomi theksoi se është pikërisht qeveria, e cila me skemën e re të taksimit për bizneset e vogla i ngarkon ata me më shumë detyrime. “Biznesi ndjen që taksat janë dyfishuar, si pasojë e hyrjes së skemës së re. Bizneset më të goditura do të jenë ato të profesioneve të lira, por dhe ato të prodhimit, që kanë vështirësi në evidentimin e shpenzimeve”, tha Drejtoresha e Tatim Taksave të Bashkisë. Me Skema e re që po aplikohet nga qeveria, ndryshohet taksa e biznesit të vogël nga 1.5 për qind të xhiros vjetore në 10 për qind të fitimit që ai realizon, duke e detyruar biznesin të mbajë bilanc të plotë për çdo shitblerje.
Batutat e 1 prillit
Berisha për Edi Ramën:
Vështirësitë e tij për të qenë i besueshëm në ditët zakonshme janë të mëdha, pale në ditën e tij. Por në qoftë se kjo është e vërtetë siguroj se do ta pranoja menjëherë dorëheqjen dhe do ta bëjmë Tiranën me një kryetar të ri bashkie që meriton.
Rama për Sali Berishën:
“Sot është një prilli dhe për fat të keq, Kryemistri ynë e ka festë këtë ditë dhe megjithëse në fushën e rrenave, nuk ka Nastradin - Hoxhë që e konkurron Pinok Berishën, unë i uroj Kryeminstrit 1 prillin por edhe i them se nuk ka gënjeshtër që të mban mbi kurrizin e këtij populli, pas 88 ditësh”