E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB: Ja situata në veri, ndihmë nga 5 vende

Raporti më i fundit i Ministrisë së Brendshme tregon se në të gjitha njësitë vendore të qarkut të Shkodrës në ujë janë 10 mijë hektarë tokë dhe 2405 shtëpi. Ndërkaq, numri i personave të evakuuar ka shkuar në mbui 4177 persona.
Të dhënat zyrtare tregojnë se ndryshimi më i ndjeshëm i situatës vërehet në Bashkinë e Shkodrës, dhe Komunat Dajç e Bërdicë.
Në Bashkinë e Shkodrës është rritur numri i personave të evakuuar, nga banesat e tyre. Nga territori i kësaj njësie vendore janë evakuuar 448 banorë. Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 250 hektarë tokë dhe 330 shtëpi.
Nga komuna e Dajçit janë evakuuar mbi 2000 persona. Në këtë komunë rezultojnë 1187 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.
Ndërkaq nga Komuna Bërdicë, ku janë përmbytur 300 shtëpi, janë evakuuar 370 banorë. Në Bërdicë, rezultojnë 1800 hektarë tokë nën ujë.
Të dhënat zyrtare në MB, tregojnë se 282 persona janë evakuuar nga Komuna Ana e Malit, ku janë përmbytur 180 shtëpi dhe nën ujë janë 1200 hektarë tokë.
Nga Komuna e Velipojës janë evakuuar 25 banorë. Në Velipojë rezultojnë 50 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.
Sipas të dhenave zyrtare të MB, nga Komuna Guri i Zi janë evakuuar 730 persona, ndërsa janë përmbytur 200 shtëpi dhe 1000 hektarë tokë.
312 persona janë evakuuar nga Komuna Bushat, ku rezultojnë 150 shtëpi të përmbytura dhe 1700 hektarë tokë nën ujë.
Nga Komuna Qendër në Malësinë e Madhe jane evakuuar 10 banorë. Në këtë komunë rezultojë 8 shtëpi të përmbytura dhe 50 hektarë tokë.
Në zonat e prekura nga përmbytjet vijon shpërndarja e artikujve ushqimore.
Në total janë shpërndarë 60 mijë kilogram sheqer, 5 400 kg vaj, 6000 kg makarona dhe shumë artikuj të tjerë ushqimore.
Ndërkaq, Ministria e Brendshme njofton se procesi i evakuimit vazhdon. Njoftohet gjithështu se rruga Shkodër-Tiranë, në harkun e Bërdicës është i kalueshëm.
Sipas Ministrisë, Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile ka zhvilluar një takim me autoritetet malazeze ku është diskutuar mbi mundësitë e lehtësimit të derdhjeve ujore në lumin Buna.

Ministria e Brendshme bën me dije se në ndihmë të situatës, Sllovenia dërgon 13 gjeneratorë, Greqia 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me paisjet, 2 varka me motor, 7 pompa të fuqishme, Italia dërgon një helikopter, 12 autobote, pompa, varka, tenda, gjeneratorë, ushqime, medikamente dhe veshje, Austria 8 gjeneratorë ndërsa Franca 12 pompa dhe 8 gjeneratorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›