E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkim Fino: Edi Rama do mandatohet si kryeministri i ardhshëm

bashkim finoDeputeti socialist, Bashkim Fino, thotë në një intervistë për Panoramën se debati për çështjen se kush do jetë kryeministër është energji e shkuar dëm.

Kjo çështje është e zgjidhur. Në zgjidhjen e saj na vjen në ndihmë Kushtetuta dhe do na ndihmojë dhe vota e popullit. Kushtetuta e përcakton qartë se ajo parti që do të marrë më shumë deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, kryetari i saj do të thirret nga Presidenti për të paraqitur kabinetin e ri qeveritar, duke marrë në këtë mënyrë dhe mandatin e kryeministrit të ri, shprehet Fino.

Nuk ka asnjë problematikë. Ne jemi të bindur se do largojmë me votë Sali Berishën dhe do të jetë vota e sovranit që do të na japë besimin dhe do mandatojë Edi Ramën si kryeministrin e ardhshëm që do drejtojë qeverinë e re.

Fino shprehet se koalicioni është në sintoni të plotë dhe po lufton për të realizuar rrotacionin politik./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›