FOTO LAJM/ Partia Demokratike nuk e njeh Kosovën si shtet
Në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook është edhe një reklamë për lëvizjen e lirë, ku shihet harta e Evropës dhe shtetet ku mund të lëvizësh pa viza.
Por bie në sy se është përzgjedhur një hartë ku nuk ekziston Kosova si shtet i pavarur, por e përfshirë në shtetin serb.
Një fakt i tillë ka rënë në sytë e lexuesve të kësaj faqe, të cilët po ashtu kanë ironizuar edhe me flamurin që është përzgjedhur për të përfaqësuar Spanjën.
