Avokati i Popullit: Çudi që nuk denoncohen presionet për fushatën
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka deklaruar se po monitoron fushatën elektorale. Ai thotë se ka parë denoncime në media për presion ndaj buxhetorëve, por edhe ndaj nxënësve, për të dalë në mitingje.
Por ai shprehet se pranë institucionit të tij nuk ka pasur asnjë ankesë.
Është i çuditshëm fakti që nuk ka pasur denoncime nga vetë personat, tha Totozani.
Sipas tij, për këtë arsye nuk mund të ndërmerren hetime, por është në plan që të ngrihen grupe kontrolli blic, që do vihen në lëvizje kur të kenë informacione për përdorimin e administratës ose fëmijëve për fushatë./ep