E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Kjo KQZ është ilegjitime pa 7 anëtarë

subashi170Intervistë për JAVA me ish-nënkryetaren e KQZ-së, znj. Dëshira Subashi. Si e shikon juristja nga ana ligjore funksionimin e këtij institucioni, konfiguracionin e tij, mundësinë e rikompozimit dhe problemet për zgjedhjet, nëse nuk zgjidhet ngërçi i saj…

Nga Ben Andoni

Për juristen e njohur, propozuar nga Opozita, është e pamundur që KQZ-ja të funksionojë në këtë mënyrë. Ajo flet profesionalisht për të gjithë ngërçin e krijuar por edhe për fushatën e kësaj kohe, e cila nuk po respektohet si duhet nga partitë politike kryesore që kanë okupuar gjithçka. Për publikun është interesant mënyra por edhe argumentimi sesi e sheh ajo funksionimin e pamundur të KQZ-së me kaq pak anëtarë: Nuk ka funksionim të drejtë e ligjor të KQZ-së me më pak se 7 anëtarë sepse kjo dispozitë, pra neni 24 që bën fjalë për vendimmarrjen e KQZ-së që kërkon minimumi 4 vota për një kategori çështjesh dhe 5 vota për aktet më të rëndësishme zgjedhore. Në përbërjen me 4 anëtarë mbetet një kategori çështjesh pa mundësinë absolute vendimmarrjeje . Kjo është një arsye e rëndësishme. Arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është që për shkak të votave që kërkon një vendimmarrje anëtaret detyrohen të mos votojnë kundër, kur mendojnë se çështja duhet zgjidhur ndryshe nga një formë apo përmbajtje. Në këtë intervistë ajo flet edhe për vonesën e rikthimit të saj në punë, një obligim, që tashmë duhej të zgjidhej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë…

Pse është e pamundur në Shqipëri të gjendet një konsensus për KQZ-në?

Konsesusi për KQZ-në është gjetur nga politika që në miratimin e ndryshimeve, që ju bënë Kodit Zgjedhor. Me këtë ligj të miratuar, partitë politike parlamentare ranë në konsensus që anëtarët e KQZ-së të jenë përzgjedhje nga propozime të partive politike parlamentare të pozitës dhe të opozitës. Ky konsensus në miratimin e ligjit zgjedhor nuk mendoj se është e mjaftueshme për të pasur një proces zgjedhor të administruar pranueshëm nga partitë politike. Vullneti pozitiv i konsensusit në hartimin e ligjit nga partitë politike, duhet të ekzistojë edhe në zbatimin e tij. Sistemi i administrimit të procesit zgjedhor në Shqipëri është me përbërje politike të komisioneve, deri në administratën më të lartë zgjedhore që është KQZ-ja. E tillë përbërje në administratën zgjedhore kërkon që partitë politike, veçanërisht ato që kanë të drejta e përfitime nga ligji zgjedhor të tregojnë vullnet pozitiv për zhvillimin e zgjedhjeve në standarde dhe në respektim të plotë të ligjit. Dhe, për tiu përgjigjur drejtpërsëdrejti pyetjes që më bëni; unë mendoj se pamundësia për gjetjen e konsensusit për funksionimin e KQZ-së me 7 anëtarë është pikërisht në atë, që partitë mendojnë të përfitojnë nga përbërja e saj, nga fuqia juridike e këtij institucioni të rëndësishëm që përkthen vendimmarrjet e saj në pushtete qeverisëse.

A mendoni se mund të realizohen si duhet zgjedhjet e ardhshme me këtë konfiguracion të KQZ-së?

Konfiguracioni ligjor i KQZ-së është me përbërje prej 7 anëtarësh, tre prej të cilëve të propozuar nga opozita. Jashtë këtij konfiguracioni, që përcakton ligji, unë mendoj se nuk mund të ketë një proces legjitim, të prodhuar nga një institucion që nuk është legjitim. Kur them se është një KQZ e cila sështë legjitime kam parasysh kërkesat e ligjit që sipërcitoj. Jam tërësisht e bindur në këtë detyrim ligjor të funksionimit të KQZ-së nga arsyet formale dhe thelbësore që parashikon Kodi Zgjedhor për këtë çështje. Po i konsideroj formale, por të detyrueshme për tu zbatuar nenin 12,14 që përcaktojnë përbërjen e KQZ-së me 7 anëtarë dhe jo një funksionim permanent me 4 anëtarë siç ka ndodhur në vitin 2011 dhe që fatkeqësisht ky model i paligjshëm është edhe këtë vit zgjedhor. Aq i rëndësishëm është numri i plotë prej 7 anëtarësh të KQZ  sa ligjvënësi në një dispozitë të veçantë, në nenin 19 të Kodi Zgjedhor, në pikën 3 thotë: Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës.

Kjo dispozitë sqaron plotësisht  faktin që KQZ nuk mund të funksionojë qoftë edhe me një anëtar me pak më shumë se 48 orë nga vakanca e krijuar. Parlamenti ka miratuar një Kod Zgjedhor që detyrimisht KQZ-ja duhet të jetë e plotë në numër dhe në të drejtën e propozimit të pozitës dhe opozitës përbërja e tij. Kaq e vërtetë dhe e rëndësishme është kjo përbërje sa vetë ligji nuk jep tjetër zgjidhje jashtë kësaj formule. Nëse do të ekzistonte një mundësi ndryshe, jashtë propozimeve të opozitës për caktimin e anëtarëve të KQZ, numri 7 i anëtareve të KQZ-se do ishte plotësuar nga vetë shumica parlamentare. Ja pra, pse në thelb KQZ duhet të jetë e plotë që të jetë legjitime në aktet që ajo prodhon. Funksionimi i KQZ-së me katër anëtarë, si një shumicë e thjeshtë që realizon një pjesë të vendimmarrjeve për zgjedhjet është më së paku e mangët.  Po të shikohen me kujdes disa dispozita të Kodit Zgjedhor, funksionimi i saj lidhet vetëm me plotësimin e 7 anëtarëve. Funksionimin e KQZ-së me katër anëtare nuk gjen asnjë dispozitë të Kodit Zgjedhor. Në se do ti referohem nenit 24 te Kodit, nen që bën fjalë për kuorumin e miratimit të një vendimi nga KQZ, kjo është një çështje tjetër që nuk lidhet drejtpërdrejtë me nenet e përbërjes së KQZ-së. Përbërja dhe funksionimi janë dy veprimtari dhe qëllime të ndryshme të ligjit zgjedhor. Po pse mund të pyes ndonjë është përcaktuar në Kod neni 24 që lejon vendimmarrje për disa çështje me 4 vota dhe për disa të tjera me 5 vota? Në gjykimin tim edhe vetë kjo dispozitë nuk lejon funksionin e KQZ-së me 4 anëtarë për këto arsye:

Së pari: Nuk ka funksionim të drejtë e ligjor të KQZ-së me më pak se 7 anëtarë sepse kjo dispozitë, pra neni 24 që bën fjalë për vendimmarrjen e KQZ-së që kërkon minimumi 4 vota për një kategori çështjesh dhe 5 vota për aktet më të rëndësishme zgjedhore. Në përbërjen me 4 anëtarë mbetet një kategori çështjesh pa mundësinë absolute vendimmarrjeje . Kjo është një arsye e rëndësishme. Arsyeja tjetër shumë e rëndësishme është që për shkak të votave që kërkon një vendimmarrje anëtaret detyrohen të mos votojnë kundër, kur mendojnë se çështja duhet zgjidhur ndryshe nga një formë apo përmbajtje. Anëtarët e KQZ-së në këtë mënyrë detyrohen jashtë gjykimit individual të tyre në vendimmarrje. Edhe kjo është shumë e rëndësishme për vlerën profesionale të një nëpunësi të lartë të shtetit, siç është anëtari i KQZ-së.

Së dyti: Funksioni i KQZ-së me 4 anëtarë  dëmton cilësinë e një procesi zgjedhor me standardet e ligjit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›