Haga ngre akuza ndaj nje zedheneses se Tribunalit
Gjykata e Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi ngriti akuza ndaj zedheneses se nje ish-prokurori se ka nxjerre informacion sekret. Gjykata i ka dhene urdher Florenc Hartmanit te dale para gjyqit me 15 shtator per t'iu pergjigjur akuzave se ne nje liber dhe ne disa artikuj ajo nxori informacione qe kishin te benin me vendime sekrete te marra nga Dega e apelit e Gjykates. Hartman ishte zedhenese e kryeprokurores se Hages, Carla del Ponte per 6 vjet, duke filluar nga viti 2000. Me pare, ajo mbuloi Ballkanin si gazetare per te perditshmen franceze, Le Monde. Ne librin e saj qe doli nga shtypi me 2007, Paqja dhe Denimi, Hartman akuzoi Francen, Britanine dhe Shtetet e Bashkuara per parandalimin e arrestimit te te dyshuarve per krime lufte ne Bosnje, Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic. Ne nje artikull te botuar ne janar te ketij viti nga Instituti Boshnjak, Hartman shkruante se gjykatesit e Hages nuk pranuan te nxirrnin prova kunder Serbise per masakren e vitit 1995 ne Srebrenice, ku forcat serbe vrane rreth 8 mije djem dhe burra myslimane.