Bashkim, por me kë?
Dy duket se do të jenë konceptet bazë të Edi Ramës në fushatën që për hir të së vërtetës nuk se është ndërprerë ndonjëherë: koncepti ndryshim dhe bashkim. Në lidhje me të parin nuk besoj se përbën ndonjë gjë të re as në politikën botërore, as në atë që tenton të ngrejë kokë e të gjallojë në këtë Yrt të Shkretë të Ilirisë Perëndimore. Qysh atëherë kur Aristoteli shkruante librin e parë të dedikuar politikës, ca më shumë pasi humanisti i madh Makiavel shkruante "Princi"-n, e kështu në vazhdim, argumenti "ndryshim" ka qenë arma kryesore e atyre që e synonin pushtetin. Kuptohet, më së shpeshti ky koncept është bashkërenduar me dy kauza po aq të lashta e po aq mashtruese dhe produktive (paradoksalisht) sikundër janë korrupsioni i pushtetarëve dhe "diktatura", thënë ndryshe ngushtimi i lirive nga ana e atyre që janë në pushtet. Po qe se u shtojmë këtyre argumenteve edhe faktin se vetë Rama nuk vjen nga asgjëja (ka njëmbëdhjetë vjet në pushtet dhe po aq vjet në politikë sa e gjithë klasa politike shqiptare e postkomunizmit) duket se argumenti "ndryshim", edhe pse i shkruar në podiumin e vetëm të të vetmit lider, nuk është se ka për të pasur atë peshë që pretendohet. Madje këtë e ka ndjerë edhe vetë Rama, i cili, në fjalimet e tij ende të paqarta e mjaftueshëm të çoroditura, fjalime që jo rrallë mohojnë të thënat e një dite më parë, është përqendruar prej kohësh te teza e bashkimit. "Bashkim përtej së majtës e së djathtës", "bashkim në emër të ndryshimit", "një bashkim i ri i shqiptarëve", "fëmijët e familjeve të majta e të djathta vuajnë njëlloj", "mungesat i vuajmë të gjithë, si të majtë e të djathtë", së fundmi: "ne do të ndërtojmë një shtet jo për të majtën, por për shqiptarët" janë vetëm disa nga fjalitë sterotipe që përsëriten prej tij nga njëra skërkë e Shqipërisë në tjetrën.
Kësisoj, pavarësisht shpalljes, duket se boshti kryesor politik i kësaj fushate, zgjedhur nga Rama, ka për të qenë filozofia e bashkimit, thënë ndryshe ajo e një vote jo të ngjyrosur politikisht, neuter, votë revolte dhe mospranimi, votë "plebishitare" e mazhorancës së shqiptarëve kundër të vjetrës që përfaqësohet kryesisht prej Berishës, por edhe prej atyre që mendojnë ndryshe, konkretisht dhe momentalisht: Metës apo Petro Koçit me shokë.
Në të vërtetë, teoria e shortcut-eve politikë mes së majtës dhe strukturave të tjera parapolitike (kryesisht shoqëria civile, por edhe grupet e ndryshme të interesit), nuk është një gjë e re. Duke qenë se prej saj, pra prej gjirit të së majtës kanë lindur më së shpeshti idetë revolucionare që kanë ndryshuar jo një herë parametrat politikë dhe qeverisës të botës. Kështu ishte e majta ajo që edhe prodhoi teorinë e "rrugës së tretë", pa çka se sot shumë analistë mendojnë se pikërisht heqja dorë e së majtës nga tradita e saj e shtetëzimeve është një nga shkaqet e krizës së përbotshme që po e vuajmë të gjithë dhe që nuk ia dimë fundin. Po kjo është analizë tjetër. Në të vërtetë, këtë "teori" të kapërcimit të kufijve ideologjikë e pat përdorur jo pa sukses Nano qysh me mocionin e tij të njohur dërguar nga burgu. Por atëherë Partia Socialiste gjendej në minimumin historik të kapaciteteve intelektuale dhe organizative për shkak të ngarkesës historike që kjo parti mbartte nga e kaluara komuniste. Ndërsa sot, pas tetë vjetësh pushtet përgjithësisht të gjykuar si të suksesshëm, pas zgjerimit të spektrit social e politik që rrok e majta aktuale shqiptare, pas anëtarësimit të kësaj partie në Internacionalen Socialiste, pas faktit se edhe në minimumin e vet, pra në zgjedhjet kur e majta dorëzoi pushtetin në vitin 2005, duket se teza e një bashkimi të ri është pa thelb dhe shpreh, në mos tjetër, një frikë të pakuptimtë tkurrjeje.
Por kjo nuk është kryesorja në këtë analizë. Më shqetësuese është gjendja reale e së majtës. Prapa thirrjes për një bashkim përtej së majtës e së djathtës, e majta vetë është më e përçarë se kurrë. Vetë partia kryesore e saj, Partia Socialiste, qysh me marrjen e drejtimit nga ana e Ramës, nuk funksionon si një parti e mirëfilltë politike. Strukturat e saj janë inekzistente. Autoriteti i numrit "Një" është shqetësimi i të gjithëve atyre që sillen e përsillen nëpër korridore në një gjeratore servilizmi që përpiqet të imitojë modelin berishian të funksionimit të partisë. Asnjë ide nuk gjenerohet nga strukturat e saj. Gjithçkaja i është dorëzuar ose rrethit të miqve personalë, ose rrethit të "partnerëve" të interesit të çastit të vetë Ramës. Të ashtuquajturit "personalitete" të kësaj partie janë bërë syvëngër duke pritur përshëndetje nga ana e miqve të Ramës, sigurisht, duke përgjuar listat e deputetëve që Rama i përpilon në fshehtësi. Një dorë tjetër "personalitetesh" vazhdojnë të mprehin "thikat" në pritje të humbjes së mundshme të 28 qershorit. Ndjenja e solidaritetit, që përbën bazën e funksionimit të një partie e posaçërisht të partive të majta, tashmë është zhdukur përfundimisht. Edhe më e zymtë duket situata në bazë. Partia socialiste ishte e vetmja parti që trashëgoi edhe në pluralizëm një strukturë kapilare politike në çdo fshat e fis, strukturën e Partisë së Punës. Me një këmbëngulje të admirueshme, kjo strukturë u modifikua në varësi të ecurisë së kohës, e respektoi pluralizmin dhe jo një herë ka qenë paradoksalisht ajo strukturë që ka përcjellë edhe një lloj idealizmi kombëtar për zhvillim, pse jo, edhe demokratik. Këto struktura kanë qenë struktura që funksiononin mbi bazën e vullnetarizmit, ashtu si të gjitha strukturat e partive politike shqiptare. Në këtë këndvështrim, pretendimi i Ramës se po krijon strukturat e "vullnetarëve për ndryshim", nuk është as më shumë e as më pak, por një mbivendosje dhe për pasojë edhe shmangie e këtyre strukturave ekzistuese, për pasojë logjike, ulje e pritshme e rendimentit në zgjedhjet e ardhshme.
Edhe më e rëndë është situata në marrëdhëniet mes partive të majta. Përveç LSI, që duket se është forcuar ndërkaq, (pavarësisht peshës morale të pashmangshme për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2005), tash së fundi sapo u krijua edhe një parti e re, ajo e thirrur PSV91, që ka në krye Petro Koçin. Kjo e fundit ndjehet të jetë krijuar si një reaksion ndaj prurjeve të reja personale të Ramës, por edhe një këmbëngulje (disi reaksionare dhe nostalgjike, së paku nga artikulimet e vetë Koçit) për ruajtjen e vlerave të dikurshme të kësaj partie. Po kështu, ndryshe nga viti 2005, kësaj radhe Rama nuk ishte në gjendje që përveç Gjinushit dhe Milos, të mund të mbante së paku partitë e tjera të vogla. Pretendimi se me këtë kod të ri elektoral sistemi ynë do të bëhej bipolar dhe kësisoj partitë e mëdha nuk do të kishin nevojë për "të voglat", doli që të ishte i pavërtetë, thjesht pretendim. Ceka, PBDNj dhe PAA (pavarësisht peshës së secilës) thuajse janë përfundimisht pjesë e mazhorancës.
Por, le t‘i kthehemi edhe një herë tezës bazë të fushatës së Ramës, asaj të bashkimit përtej së majtës e së djathtës. Tashmë që hendeku me Metën, me Nanon (pavarësisht heshtjes së tij), me Koçin e shumë përfaqësues të tjerë të spikatur apo struktura mbështetëse të së majtës sa vjen e thellohet, nuk është e vështirë të kuptohet se teza e një bashkimi përtej së majtës e së djathtës, edhe nëse është e sinqertë, është e pakalkuluar, jo efektive dhe minimalisht e pabesueshme për shumëkënd.