Valerija: Nuk jam Madona, por do t‘u bëj për vete
Emri i saj është Valerija, është 40 vjeçe ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe në Rusi është pa diskutim ylli i muzikës pop. Nuk ka revistë të përjavshme apo të përmuajshme që nuk e ka nxjerrë në kopertinë përfshi këtu edhe edicionet vendase të revistave prestigjioze "Elle" dhe "Billboard". Për këtë arsye, miliona gra e kanë rritur jashtëzakonisht interesin për çështjet e saj profesionale, por mbi të gjitha personale. Divorci i tmerrshëm nga bashkëshorti-menaxher që ushtronte mbi të vazhdimisht çdo lloj dhune, arratisja bashkë me tre fëmijët, zhdukja e papritur nga skenat deri te rikthimi i madh. Në kopertinën e të përjavshmes "The Independent on Sunday"(në Britaninë e Madhe pritet të dalë një nga disqet e saj dhe në 24 mars këngëtarja do të jetë në skenë për 11 koncerte angleze me "Simpley Red"), biondja Valerija mbrohet nga shiu londinez nga një ombrellë ngjyrë të verdhë; në faqet e "Guardianit" ka hyrë në një listë të shkurtër të superyjeve nga vendet e largëta, akoma të panjohur në Evropën e G8-ës. Nga faqja e saj e internetit www.valeriya.co.uk, shfaqet si një këngëtare plot sharmë dhe elegancë. Sa herë që e quajnë si Madona ruse e muzikës pop, ajo përgjigjet plot kujdes: "Është një profesioniste e madhe, por nuk është këngëtarja ime e preferuar. Nuk kemi asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Por mes dy zonjave ka edhe një ndryshim thelbësor: zëri. Valerija dallohet për zërin e saj shumë të bukur, të fuqishëm dhe plot ngjyra. Kur, gjatë koncertit të shkurtër në Midem të Kanës, erdhi momenti për të nderuar këngëtaren e madhe franceze, Edith Piaf, biondina ruse i çuditi të pranishmit me një version të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm të këngës "Padam, Padam". E dobët, bionde (jo natyrale me një fytyrë të pastër, që siç thotë ajo është dhuratë e natyrës dhe jo operacioneve plastike, Valerija, duket e ëmbël dhe pasionante, e vendosur dhe nënshtruar në të njëjtën kohë. Është e shoqëruar nga një burrë me fytyrë të frikshme, jashtëzakonisht i shëndoshë dhe me flokun e qethur shkurt. Emri i tij është Iosif Prigozhin dhe është një menaxher i famshëm në Rusi, përveçse njeriu të cilit ajo i atribuon ringjitjen në skenë pas divorcit tragjik. Prigozhin shkoi ta kërkonte deri në Atkarsk, qytetin e saj të lindjes në brigjet e Vollgës, ku ishte "arratisur" në vitin 2002 bashkë me tre fëmijët, pasi bashkëshorti menaxher e kishte hedhur në mes të katër rrugëve pa asnjë lek në xhep. ‘Me të nuk lidhja as edhe një kontratë", kujton Valerija me zërin që ende i dridhet. "Shkruante këngët, vendoste gjithçka, ushtronte vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike mbi mua". Prigozhin e ndihmoi të dilte nga ankthi, e bindi të kthehej në skenë, madje edhe të martohej me të. Sot Valerija ka një parfum, një linjë bizhuterish dhe një dyqan luksoz moskovit me emrin e saj. Në Rusi ka nga ata që thonë se ajo mund t‘i lejojë vetes gjithçka, sepse Kryeministri Putin është në listën e adhuruesve të saj. Fotot me bashkëshortin e ri menaxher kanë pushtuar faqet e gazetave dhe revistave në vendin e saj. Ja se çfarë tregon ajo në një intervistë të shkurtër.
Jeta private është më e rëndësishme se karriera artistike?
Historia ime personale ka ndihmuar miliona gra në Rusi. Askush nuk mund ta imagjinonte se një tragjedi e tillë mund të më ndodhte pikërisht mua. Të gjithë më kujtonin se isha, e pashkatërrueshme, e privilegjuar.
Nga viti 1992 ke regjistruar tetë albume dhe në fund të prillit do të dalë i nënti me emrin "Wake up" dedikuar tregut anglez: në pesë vitet e fundit ke bërë më shumë se 1 mijë koncerte dhe sapo ke hapur zyrë në Londër. Çfarë do të thotë për një këngëtare ruse të kapërcejë kufijtë?
Ndjenjat janë dy: e para është e dhunshme, është sfidë si të nisësh të bësh për vete një botë të re. I dyti është më i qetë, është ai i dikujt që më në fund, qoftë edhe për pak çaste, të ketë një jetë normale, të shëtisë rrugëve dhe t‘i lejojë vetes gabime në një vend ku akoma nuk të njeh askush.
U jeni përshtatur shumë modeleve artistike perëndimore, pasi keni nisur të këndoni në anglisht. Për daljen në tregun evropian dhe amerikan u mbështetët te Bee Gees Robin Gibb. Nuk mendon se mund të humbasësh diçka nga personaliteti yt?
Njerëzit e ndiejnë që në këngët e mia në gjuhën angleze ka gjithmonë diçka nga folklori ynë. Mendoj se shpirti rus nuk mund të humbasë kollaj. Raporti im profesional me Gibb tashmë është shndërruar në miqësi.
A mund të shihet sot Rusia si një treg i madh muzikor?
Është kjo që shpresoj. Gjërat te ne po ndryshojnë me shpejtësi të madhe. Sigurisht, që kriza ashtu si në çdo vend të botës ndihet. Më parë për një disk shisja më shumë se 1 milion kopje, ndërsa sot 300 mijë më duket shumë. Problemi i piraterisë është ende shumë i madh në Rusi, po përmes ligjeve të reja dhe formave të reja të kontrollit do të arrijmë t‘ia dalim mbanë. Edhe në vendin tonë, interneti po shndërrohet në një mjet të fuqishëm, ndaj tregtarët duhen gjithmonë e më pak. Mungesa e vëmendjes së tyre ka djegur shumë këngëtarë. Megjithatë, burimi më i madh i fitimit janë dhe ngelen koncertet live në skenë.