Cili është modeli i shtetit tim?
I
Vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sikurse në aspektin akademik, po ashtu edhe në atë politik e qytetar, me të drejtë parashtrohen dhe ngrihen pyetje legjitime të rëndësishme mbi atë se: Cili është ky shtet? Cili është koncepti mbi të cilin u ndërtua shteti i Kosovës? Ǒpërfaqëson shteti i ri i Kosovës? Cili është orientimi i tij? Ǒsistem ka ndërtuar dhe mëton ta funksionalizojë? Këto dhe shumë pyetje, apo dilema të tjera, janë sa të rëndësishme, po aq edhe të domosdoshme për secilin që mundohet të reflektojë për situatën, rrethin, vendin dhe kohën ku jeton. Të tilla pyetje janë parashtruar shumë herë në Kosovë, qoftë nga grupe të ngushta, qoftë nga organizime të strukturuara, por edhe nga vëzhgues e studiues ndërkombëtarë të interesuar për shtet-ndërtimet dhe zhvillimet politike globale. Kjo, sigurisht që është një fushë interesante e studiuesve të ndryshëm, të cilët vendosin Kosovën dhe zhvillimet brenda asaj që quhet kategoria e shoqërive me përçarje të thella midis komuniteteve apo edhe shoqërive post-konfliktuale.
II
Bërja e shtetit të Kosovës, përkatësisht pavarësimi i vendit një vit më parë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me një dokument që quhet Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të hartuar nga ish-kryendërmjetësi Marti Ahtisari. Ky dokument njihet si Plani i Ahtisarit. Të gjithë kemi dëgjuar për të. Kosova ka kontribuuar në hartimin e tij, shumë e kanë lexuar dhe pak e kanë analizuar Planin. Dhe, kuptueshëm, shpesh parashtrohen pyetje të rëndësishme: Nga erdhi Plani i Ahtisarit? Ǒështë ky Plan? Kush e zbuloi? A e bëri Ahtisari nga mendja tij (dhe ekipit të tij), apo nga presionet politike? Apo Ahtisari mori një model të konsoliduar dhe e përshtati për Kosovën? Këto e shumë dilema të tjera duhet të qartësohen sa më shumë të jetë e mundur. Ahtisari nuk ka përmendur asnjëherë ndonjë bazë teorike, apo model mbi të cilin e ka ndërtuar Planin e tij, por u takon studiuesve ta identifikojnë këtë. Duke identifikuar këtë model, apo bazë teorike, mundësohet automatikisht të shikohen edhe pengesat kryesore, që mund të shkaktojnë dështimin e një modeli të tillë.
III
Veçanërisht, në këtë grumbull dilemash, moskuptimesh dhe dyshimesh ndaj Planit të Ahtisarit, janë katër pyetje kryesore, të cilave kemi nevojë t‘u japim shpjegime teorike e praktike.
Së pari, a paraqesin një eksperiment në Kosovë aranzhmanet e parapara me Planin Ahtisari? Apo, a janë të provuara në Kosovë politika të tilla? Së dyti, a ekziston ndonjë bazë teorike, e cila mundohet të shpjegojë këto lloj përcaktimesh? A ka raste të ngjashme në pjesë të ndryshme të botës, ku janë aplikuar parime të modelit të tillë? Së treti, a mund të funksionojnë, në rastin e Kosovës, aranzhmane dhe institucione të tilla të vendosura? E së katërti, por jo më pak e rëndësishmja, a duhet të ketë përcaktim kohor për aplikimin e këtyre parimeve? Sa duhet të jetë kjo kohë? (duke ditur se zhvillimet shoqërore dhe politike mund të jenë më të shpejta, konstante, apo më të ngadalshme). Sa kohë nevojitet për të vlerësuar nëse këto parime kanë dështuar apo kanë pasur sukses? Të gjitha këto pyetje e dilema na mundojnë të gjithëve sot, edhe pas një viti që kemi shpallur shtetin tonë të pavarur.
IV
Baza e padiskutueshme e Planit të Ahtisarit është një model i demokracisë së ndërtuar mbi ‘pushtet-ndarjen‘. Në këtë lloj demokracie, të gjitha grupet (komunitetet në rastin e Kosovës) janë të përfaqësuara në të gjitha nivelet e jetës politike e publike, me qëllimin e shmangies së ndjenjës së armiqësisë ndaj shtetit. Obligimet që merr Kosova, sipas Planit të Ahtisarit, në mënyrë të qartë janë në përputhje me teorinë e konsociacionalizmit, themeluar nga politologu holandez Arend Lijphart, në vitin 1968. Si model për rregullimin e konflikteve etnike, demokracia konsociacionale është një prej strategjive më shumë demokratike dhe largon çfarëdo përdorimi të dhunës në këtë aspekt. Kjo teori është duke u kthyer në një prej teorive më të rëndësishme në botën akademike dhe merret me tejkalimin e përçarjeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme në shoqëritë post-konfliktuale. Një shoqërie e tillë, e karakterizuar me ndarje të thella, është edhe shoqëria kosovare. Alternativat ndaj kësaj strategjie janë kryesisht më pak demokratike dhe variojnë nga kontrolli hegjemonist deri te federalizmi dhe ndarja. Alternativa të tilla nuk është koha të analizohen, pa parë nëse aranzhmanet e tanishme vlerësohen si të dështuara.