Rama dyshon tek Blushi për sherret në parti

Vala e grushteve dhe e sherreve masive nëpër mbledhjet e asambleve, ka detyruar Edi Ramën të analizojë se pse po i del partia nga kontrolli. Hetimi ka identifikuar aktivizimin e Ben Blushit, i cili po i “hedh benzinë zjarrit”, pasi ka krijuar bindjen se Rama i ka të humbura zgjedhjet e ardhshme. Por shënjestra goditëse po drejtohet tek njerëzit e Gramoz Ruçit, të cilët, për të njëjtat arsye, po kërkojnë të ruajnë pozitat drejtuese, që të jenë gati, kur të ndodhë tranzicioni tjetër në PS, pas humbjes së 2013-s
Siguria e Ben Blushit se Edi Rama i humbet edhe zgjedhjet e vitit 2013, ka zgjuar te kreu i PS-së, dyshimet te deputeti i Korçës “i transferuar” në Elbasan. Në këtë raport më të fundit, problemi i Edi Ramës, është, jo aq mungesa e dëshirës për të kuptuar një të vërtetë që pak kush ia thotë në parti, se sa përgatitja prej tij e terrenit, që pas konfirmimit të humbjes edhe në vitin 2013, të linçojë Ben Blushin, si shkaktarë të kësaj humbje. Këtë “përgatitje terreni”, ka filluar ta bëjë prej disa ditësh, kur “transferimi” i Ben Blushit në grupin e punës, nga Korça në Elbasan, ishte vetëm fillimi i zyrtarizmit të linçimit të tij. Nga ana e tij Ben Blushi, përpos sigurisë së tij për humbjen e radhës të zgjedhjeve të radhës nga Edi Rama, si edhe duke injoruar edhe dyshimet e Edi Ramës, se ai (Ben Blushi) është shkaktari i sherreve në parti, mësohet se po vijon me axhendën e tij politike. Në funksion të kësaj axhende, duke mos llogaritur Edi Ramën si faktor në parti, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Ben Blushi llogaritë po i bën, kur ai të gjendet përballë Gramoz Ruçit. Për këtë ai po përgatit një grup për t’u përplasur me grupin e Gramoz Ruçit. Në vizion e Ben Blushit, Gramoz Ruçi do të vazhdojë të jetë faktor edhe kur të ndodhë tranzicioni tjetër në PS, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013. Ndaj në këtë këndvështrim të tij, duke mos e parë Edi Ramën si faktor, por Gramoz Ruçin, lëvizjet politike po i bën duke parë Gramoz Ruçin si kundërshtar potencial brenda PS-së, pavarësisht ëndrrave “me armiq të partisë” që sheh Edi Rama.
...